Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

FOTO/ A ishin thesaret misioni sekret i Templarëve?

FOTO/ A ishin thesaret misioni sekret i Templarëve?

11:43, 19/03/2019
A+ Aa A-

Kalorësit Templarë ishin një shoqëri sekrete, qëllimi i vërtetë i të cilëve mbetet një mister, ose më saktë mbetet e diskutuar ende mes dijetarëve dhe historianëve deri edhe në ditët e sotme.

Templarët kanë lënë pas shumë shenja të lëvizjeve të tyre, të cilat u kaluan nëpër breza, të fshehura në dorëshkrime të lashta dhe të zbuluara nga arkeologët në epokën moderne.

Historia e tyre është ajo që ka magjepsur dhe ka nxitur kuriozitetin e njerëzve gjatë gjithë epokave. A u dërguan në tokën e shenjtë në Jeruzalem për të mbrojtur të krishterët në pelegrinazhe apo u dërguan atje në misione sekrete nga autoritetet më të larta për të zbuluar objekte të humbura dhe thesaret e varrosura nën tempuj dhe vende të shenjta?

Kalorësit e shenjtë ishin anëtarë të një rendi ushtarak fetar të kalorësisë së krishterë, e themeluar rreth 1118-1119 në Jerusalem nga kalorësi francez Hugh des Payens.

Për gati dy shekuj kjo organizatë ishte rendi më i fuqishëm në botën mesjetare. Ata ishin ushtria e parë në Evropë që nga rënia e Perandorisë Romake dhe deri në kohën që arritën majën e pushtetit të tyre në 1300, thuhet se numërohen në dhjetëra mijëra.

Në fillim, kishte gjithsej nëntë kalorës themelues, që përbënin organizatën dhe të gjithë ishin të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet gjakut ose martesës.

Sot në Evropë, ka qindra informacione për templarët të shpërndara në të gjithë kontinentin, duke treguar se sa me ndikim ishin shekuj më parë.

Në kulmin e tyre, kishte rreth 15,000 shtëpi Templarësh me një rrjet që shtrihej nga Anglia në Egjipt me qendrën e pushtetit të vendosur në zemrën e asaj kohe të botës mesjetare, në Francë.

Historia konvencionale thotë se qëllimi i tyre ishte të mbronin udhëtarët që udhëtonin përgjatë bregut të Mesdheut në Jeruzalem.

Në mesjetë, pelegrinazhet të cilat bëheshin nga perëndimorët, bëheshin nga ushtarët Templarë të cilët drejtonin ata në male duke u kujdesur për sigurinë e tyre.

Përveç mbrojtjes së pelegrinëve, Tamplierët gjithashtu mbronin mbretërinë e krishterë të Jeruzalemit dhe vende të tjera të shenjta si pjesë e detyrës së tyre.

Për dyqind vjet, kryqëzatat u luftuan në emër të Zotit dhe u konsideruan si një përplasje qytetërimi. Armiqtë u formuan midis perëndimit të krishterë dhe lindjes myslimane, të cilat kanë mbetur deri më sot.

Në 1065, Jerusalemi u mor nga turqit dhe të krishterët u trajtuan aq keq sa, gjatë gjithë krishterimit, njerëzit u nxitën për të luftuar dhe për të rimarrë qytetin.

Gjatë kryqëzatës së tretë, të krishterët u shkatërruan në betejën e Hattinit. Kjo ishte katastrofa e vetme ushtarake më e keqe në tokën e shenjtë dhe një nga humbjet më të këqija për krishterimin.

Kryqëzatat e mëvonshme nga brezat e mëvonshëm do të njihen si dështime. Kur u kthyen në shtëpi pas kryqëzatave të para në 1128, Tamplierët ishin të pasur dhe me ndikim dhe nuk iu përgjigjën askujt, përpos Papës.

Templarët hynë në veprimtarinë bankare dhe Temples (llagjat lokale) u krijuan në të gjithë Evropën, duke krijuar depozita me pasuri masive.

Shërbimet e templareve të ofruara u bënë modeli për sistemin bankar të sotëm, transfertat e parave, planet e pensioneve dhe çeqet e udhëtarëve. Pasuria e tyre i bëri ata bankierë të shquar të epokës së tyre dhe korporatën e parë multietnike perëndimore.

Shërbimi më i diskutueshëm që ofronin Templarët ishte lëshimi i kredive të profilit të lartë.

Princat dhe njerëzit e thjeshtë u shkatërruan nga Templarët, dhe shumë shtete u bënë të varura prej tyre. 

Në vitin 1867 u zbulua një çelës kur një ekip arkeologjik britanik gërmoi nën tempullin e Jerusalemeit. Atje, ata zbuluan tunele që shtriheshin vertikalisht dhe një xhami për njëzet e pesë metra, të cilat u shpërndanë horizontalisht nën kupolën e tempullit të Mbretit Solomon.

Pjesë të ndryshme të armatimeve u gjetën si provë se tunelet ishin përdorur prej tyre.

Një nga teoritë dominuese është se Templarët ishin duke gërmuar nën Tempull për thesarin e lënë atje nga hebrenjtë pas pushtimeve nga romakët në 70 AD.

Teori të tjera sugjerojnë se kalorësit po ruanin Grailin e Shenjtë dhe se ishin në posedim të thesareve të mëdha.

Tempulli biblik i Solomonit dikur strehoi Arkën e Besëlidhjes dhe Dhjetë Urdhërimet.

Ka shkrime të hershme masonike në dokumentet e përmendura në 1800 që pretendojnë t'i lidhin Tamplierët me harkun e besëlidhjes dhe thesarit të varrosur në Tempullin e Solomonit.

Pavarësisht nga cila teori është e drejta, kur ata u shfaqën sërish në Evropë, ishin më të pasur, më të fuqishëm dhe më me ndikim se kurrë. 

    Marrë nga: thevintagenews.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco