FOTO/ Asistenti virtual 'Waston IBM', ja ku e gjejmë këtë herë

FOTO/ Asistenti virtual 'Waston IBM', ja ku e gjejmë këtë herë

12:37, 18/03/2019
A+ Aa A-

Në makinat e së ardhmes do të ketë inteligjencë artificiale. Këtë lajmërim e ka dhënë kompania ‘Seat’ e cila ka njoftuar se në bordin e saj në të ardhmen të jetë Artificial Intelligence (AI) i Watson, një ndihmës virtual i IBM me funksion të bazuar në të ashtuquajturin "Cloud", (Reja).

Marrëveshja midis Shtëpisë spanjolle të Volsëagen dhe Big Blue është një revolucion i konceptit të mobilitetit urban me përdorimin e sistemit të ri të Mobility Advisor.

Aktualisht në fazën e zhvillimit të shërbimeve të Watson drejtuesve të automjeteve iu jepet mundësia të bëjnë zgjedhje të mira për të pasur një drejtim të përditshëm më efikas të automjetit të tyre: kjo mundësi ofrohet për makinat private për mjete të transportit publik për kotorrat apo edhe për biçikletat.

Nëse preferoni të përdorni aplikacionin e ofruar mund të fitoni informacione shtesë apo edhe sugjerime e të dhëna të cilat do t’ju ndihmojnë të kryeni një udhëtim më të sigurt me kushte më të mira dhe më komod.

Flaë teknologjisë së kompjuterit të krijuar nga IBM, sistemi juaj mëson të njohë në kohë preferencat e shoferit e më pas të mundësojë personalizimin e tij sipas drejtuesit të mjetit.

IBM sqaron: "Përshtatet menjëherë me kushte të ndryshme duke marrë parasysh parashikimet e motit, njoftimet mbi trafikun dhe eventet që do të ndodhin në qytet në atë ditë të caktuar. Ndihmësi virtual përshtatet lehtësisht me ndryshimet e përditshmërisë dhe është përherë i azhurnuar me të rejat e fundit duke ju ndihmuar edhe ju si drejtues i automjetit të merrni informacionin që ju nevojitet”.

Përveç kësaj, në bazë të axhendës së drejtuesit të mjetit madje edhe duke u bazuar në humorin e tij, ky ndihmës ju jep disa sugjerime për mënyrën se si është më e mira t’i jepni mjetit tuaj".

"Me lançimin e rrjeteve 5G në qytet për vitet e ardhshme; sqaron Juan Ramon Gutierrez Villar, udhëheqës i industrisë lider në IBM Global Markets mundësitë për të transformuar eksperiencën e shoferit janë të pakufizuara”.

    Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco