E shpallin të vdekur lojtarin e tyre… për të shtyrë ndeshjen

E shpallin të vdekur lojtarin e tyre… për të shtyrë ndeshjen

08:13, 17/03/2019
A+ Aa A-

Një ekip futbolli i amatorëve në Irlandë përfundoi në qendër të polemikave për shkak të falsifikimit të vdekjes së një prej lojtarëve të saj, për të shtyrë një ndeshje.

Ballybrack FC duhet të ketë luajtur kundër Arklow Town në Ligën e Lartë Leinster të Irlandës, por loja u shty pasi përfaqësuesit e Ballybrack njoftuan se një nga lojtarët e huaj të klubit, spanjoll Fernando Nuno la Fuente, kishte vdekur në një aksident të tmerrshëm rrugor.

E gjithë liga u trondit nga lajmi, dhe zia i goditi të gjithë: u mbajtën disa minuta heshtje para fillimit të ndeshjeve të tjera, lojtarët mbanin rrathë të zinj në kujtim të La Fuente, dhe disa ekipe shpreheshin ngushëllimet e tyre në mediat sociale. Por tronditja e vdekjes së lojtarit nuk ishte asgjë në krahasim me shokun që provuan të gjithë kur u zbulua se La Fuente nuk kishte vdekur, por ai thjesht ishte kthyer në Spanjë.

Zyrtarët e Ligës kanë zbuluar se vdekja e dyshuar e Fernando Nuno la Fuente ishte një justifikim për të shtyrë lojën. Gjërat dolën në pah kur lidhja kontaktoi me klubin La Fuente për të parë nëse kishte ndonjë gjë që mund të bënin për të ndihmuar dhe ngushëlluar sadopak familjen e futbollistit.

Megjithatë, përgjigjet e Ballybrack kanë krijuar shumë dyshime. Në fillim ekipi pretendoi se trupi ishte varrosur në Spanjë, vendi i tij i lindjes por shumë shpejt u mësua se ky varrim ishte vetëm i supozuar.

Në fund, zyrtarët e Ballybrack FC nuk kishin zgjidhje përveç se të pranonin të vërtetën: La Fuente ishte mirë dhe ai thjesht u kthye në Spanjë.

Ekipi kërkoi falje, dhe sekretari i klubit dha dorëheqjen, edhe pse nuk ishte e qartë se kush kishte menduar të njoftonte vdekjen e lojtarit për të shtyrë lojën.

Fernando Nuno la Fuente u pyet më vonë nga gazetarët dhe pranoi se dikush në klubin e tij të mëparshëm i kishte thënë atij se nuk duhej të habitej nëse dëgjonte lajmin se kishte mbetur i vdekur në një aksident me makinë. Por ai gjithashtu shtoi se mendonte se kur thuhej aksident bëhej fjalë për diçka të vogël do të thoshte diçka e vogël dhe nuk  e mendonte se mund të kishin arritur derisa ta shpallnin të vdekur.

 "Mendova se do të thonin vetëm se kisha thyer këmbën ose diçka tjetër," shpjegoi ai.

Marrë nga: notizie.delmondo.info - Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco