Studimi: Fituesit e lojërave Olimpike jetojnë më gjatë

Studimi: Fituesit e lojërave Olimpike jetojnë më gjatë

14:00, 15/03/2019
A+ Aa A-

Dëshironi të zgjasni jetën deri në tre vite? Është shumë e lehtë: mjafton të fitoni një medalje olimpike.

Lajm i mirë për atletët e përfshirë në Lojërat Olimpike edhe nëse për njerëzit "normalë" kjo është thuajse e pamundur.

Një studim kurioz i publikuar në British Medical Journal analizoi të dhënat e mbi 15,000 atletëve që kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike nga 1896 deri më sot dhe krahasuan të dhënat e fituesve të medaljeve me ato të atletëve të tjerë dhe pjesës tjetër të popullsisë: doli që ata që kanë fituar një medalje (pavarësisht nëse ari, argjendi ose bronzi) jetojnë mesatarisht 2.8 vjet më shumë se të tjerët, jo vetëm duke iu referuar popullatës së përgjithshme, por edhe atletëve të tjerë.

Përveç kësaj, atletët e disiplinave të qëndrueshmërisë në përgjithësi jetojnë më gjatë se ata të angazhuar në disiplina të bazuara në forcë.

Shpjegimet e hipotezuara janë të ndryshme: lidhja e performancës sportive me faktorët gjenetikë, lloji i veçantë i aktivitetit fizik, stili i jetesës, por edhe pasuria që ata kanë dhe statusi social të cilat lidhen me fitimin e këtij titulli.

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco