VIDEO-FOTO/ Krijohet roboti i trajnuar për t’ju ushqyer

VIDEO-FOTO/ Krijohet roboti i trajnuar për t’ju ushqyer

12:27, 15/03/2019
A+ Aa A-

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit po punojnë në një sistem robotik që mund të ndihmojë në lehtësimin e jetës së njerëzve.

Pas identifikimit të ushqimeve të ndryshme në një pjatë, robotët mund të mësojnë se si të përdorin një pirun për të marrë dhe për të ofruar kafshatën  e duhur në gojën e një njeriu.

Ekipi publikoi rezultatet e tij në një seri postimesh: Njëri u botua kohët e fundit në IEEE Robotics dhe Automation Letters, ndërsa tjetri do të paraqitet më 13 mars në Konferencën Ndërkombëtare ACM / IEEE mbi Ndërveprimin Human-Robot në Korenë e Jugut.

“Duke qenë përherë i varur nga një objekt i cili na shërben çdo ditë me siguri që e humbasim ndjenjën e pavarësisë”, tha autori përkatës Siddhartha Srinivasa, profesor në Shkollën Paul G. Allen të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierike të UË.

"Qëllimi ynë me këtë projekt është t'u japim njerëzve pak më shumë kontroll mbi jetën e tyre".

Ideja ishte që të zhvillohej një sistem autonom i ushqyerjes që do të lidhej me karriget me rrota të njerëzve dhe do të ushqehej prej tij me të gjitha ushqimet e dëshiruara.

"Kur filluam projektin, kuptuam: Ka kaq shumë mënyra që njerëzit të hanë një copë ushqimi në varësi të madhësisë, formës apo qëndrueshmërisë së saj. Si mund të fillojmë?" tha bashkë autori Tapomayukh Bhattacharjee, një bashkëpunëtor i kërkimit shkencor në Shkollën Allen.

"Kështu që krijuam një eksperiment për të parë se si njerëzit hanë ushqime të zakonshme si rrushi apo karota".

Studiuesit vendosën pjata me rreth një duzinë llojesh të ndryshme ushqimesh duke filluar nga karotat të cilat janë të forta për të vazhduar në bananet e buta.

Pjatat gjithashtu përfshinin ushqime si domate dhe rrush, të cilat kanë një lëkurë të fortë dhe në brendësi janë të buta.

Pastaj ekipi ju dha vullnetarëve një pirun dhe u kërkoi atyre të merrnin pjesë të ndryshme të ushqimit dhe t'i ushqenin me to një manekin.

Vullnetarët përdorën strategji të ndryshme për të marrë ushqimin me konsistenca të ndryshme.

Duke parë se si njerëzit ‘ushqenin’ një manekin studiuesit krijuan një ide se si duhet të ndërtohej një sistem robot i cili do të ushqente në këtë rast vetë njerëzit.

"Njerëzit dukej se përdorin strategji të ndryshme jo vetëm në bazë të madhësisë dhe formës së ushqimit, por edhe në bazë të fortësisë apo të butësisë së tij.

Roboti përdorte të njëjtën strategji si njeriu në përpjekje për të marr të gjitha pjesët e ushqimit, pavarësisht nga konsistenca e tyre.

Ishte në gjendje të merrte ushqime të forta, por luftoi me ushqime të buta dhe ato me lëkurë të ashpër.

Ekipi vuri në dukje gjithashtu se veprimet e marrjes së një pjese të ushqimit dhe të ushqyerit dikë nuk janë të pavarura nga njëri-tjetri.

Shkencëtarët zhvilluan disa algoritme të cilat identifikonin llojin dhe konsistencën e secilit prej ushqimeve dhe në këtë mënyrë sistemi robotik përcaktonte mënyrën se si duhej të lëvizte krahun për të kaluar ushqimin në gojën e një njeriu.

Ekipi po punon aktualisht me Qendrën Taskar për Teknologji të Përshtatshme për të marrë reagime nga kujdestarët dhe pacientët në mjedise të cilat shfrytëzohen për të ndihmuar njerëzit dhe për të plotësuar nevojat e njerëzve në nevojë.

"Në fund të fundit qëllimi ynë është që robotët tanë të ndihmojnë njerëzit të kenë mundësi të ushqehen prej dikujt tjetër”, tha një nga shkencëtarët. 

    Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco