FOTO/ E quajnë 'Lugina e Vdekjes' për temperaturat e larta por pa pritur krijohet një liqen

FOTO/ E quajnë 'Lugina e Vdekjes' për temperaturat e larta por pa pritur krijohet një liqen

12:42, 14/03/2019
A+ Aa A-

Lugina e Vdekjes, është vendi më i nxehtë dhe më i thatë në Amerikën e Veriut, dhe realisht nuk njihet aspak për sasinë e madhe të reshjeve që bien në të apo për liqene me sipërfaqe shumë të mëdha.

Por, pasi një stuhi masive e goditi shkretëtirën me shi dhe solli temperatura të ftohta përmes Kalifornisë së Jugut, kjo është pikërisht ajo që ndodhi, sipas fotografit Elliott McGucken.

Ai po përpiqej të shkonte në Badwater Basin, ku mendonte se mund të kishte përmbytje, kur pa bregun gjigant.

"Është një ndjenjë surrealiste duke parë aq shumë ujë në vendin më të ashpër të botës", tha McGucken për SF Gate. "Ka një ironi edhe pse nuk mund të zbrisja në Badwater Basin dhe hasa jo pak vështirësi përsëri mendoj se kam realizuar fotografi unike dhe të rrala”.

Ai postoi fotografi të liqenit të përkohshëm prej 16 kilometrash (10 milje), me Gama e Panamintit në sfond, në Instagram.

Realisht që një liqen të krijohet në një vend kaq të thatë nuk është e vështirë dhe nuk duhet shumë ujë.

"Për shkak se uji nuk absorbohet lehtë në mjedisin e shkretëtirës, ??edhe reshjet e moderuara mund të shkaktojnë përmbytje në Luginën e Vdekjes," shpjegoi meteorologu i motit Chris Dolce.

Lugina e Vdekjes ndodhet në Kaliforninë Lindore; gjatë verës, mund të jetë një nga vendet më të nxehta në të gjithë botën.

Image

Image

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco