VIDEO/ Shkencëtarët as nuk e kishin imagjinuar që ky planet mund të kishte unazë pluhuri

VIDEO/ Shkencëtarët as nuk e kishin imagjinuar që ky planet mund të kishte unazë pluhuri

11:43, 14/03/2019
A+ Aa A-

Sistemi ynë diellor është i mbushur me pluhur nga asteroidet dhe kometat e shkatërruara, por vetëm disa planetë kanë fatin të krijojnë një unazë në procesin e tyre të rrotullimit rreth diellit.

Të dy Venusi dhe Toka e krijojnë një unazë gjatë rrotullimit rreth diellit.

Mërkuri si planet fillimisht u mendua të ishte tërësisht i vetëm dhe shkencëtarët as që mund ta kishin imagjinuar se në të mund të kishte pluhur.  Por rezultoi se ishin gabuar.

Një studim i ri tani ka identifikuar një gjurmë të madhe të pluhurit të kozmik në orbitën e Merkurit, duke formuar një unazë rreth 15 milion kilometra të gjerë (9.3 milion milje).

"Studiuesit mendonin se Merkuri, ndryshe nga Toka apo Venusi, është shumë i vogël dhe shumë afër Diellit për të krijuar një unazë pluhuri", thotë bashkëautori Guillermo Stenborg, një shkencëtar në Laboratorin e Kërkimeve Detare.

Në të vërtetë, Stenborg dhe kolegu i tij Russell Hoëard bënë rastësisht zbulimin e tyre të rëndësishëm sipas të cilit edhe ky planet kishte të pranishme pluhur rëre rreth vetes dhe krijonte një unazë ashtu si Toka dhe Venusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco