Jo më muzikë në automjetet që udhëtojnë pranë një ambulance

Jo më muzikë në automjetet që udhëtojnë pranë një ambulance

13:54, 13/03/2019
A+ Aa A-

Nuk do të ketë më muzikë aq të lartë sa të pengohen shoferët e mjeteve të dëgjojnë tingujt e ambulancës tek afrohet.  

Një grup studentësh të inxhinierisë nga Instituti Mbretëror i Teknologjisë në Stokholm ka patentuar një sistem që, i instaluar në automjetet e bordit të emergjencës, është i aftë të çaktivizojë pajisjet elektronike të afta për të prodhuar muzikë, në mjete të cilat ecin në afërsi të tij.

Sistemi quhet 'Evan' dhe është në gjendje të komunikojë me çdo mjet të pajisur me sistem radiofonik në frekuencat FM dhe nëpërmjet Bluetooth, duke dërguar një mesazh tekst dhe një mesazh zanor për të paralajmëruar shoferët për ardhjen e menjëhershme të ambulancës.

Sinjali vjen në radio duke ndërprerë cd gjithashtu shkakton edhe një tingull që njofton ardhjen e ambulancës, duke parashikuar paraprakisht sa kohë duhet që autori të dëgjojë paralajmërimin në varësi të trafikut. Sistemi llogarit kohën sipas asaj se a jeni në trafikun e qytetit, në autostradë ose në rrugë të shpejta.

Rritja e aksidenteve që përfshijnë automjete shpëtimi dhe makina private ka shtyrë këtë grup studentësh të inxhinierisë për të vendosur në funksion pajisjen.

Koha e nevojshme për reagimin zakonisht është 10-15 sekonda, ndërsa gjithnjë e më shpesh ndodh që shoferët e kuptojnë praninë e automjeteve emergjente vetëm disa sekonda para se t'i shohin ato dhe të kapen në befasi, vetëm për faj të izolimit të tingullit.

Faza eksperimentale do të zgjasë 3 muaj dhe do të përfshijë vetëm ambulancat e Stokholmit. Pasi të analizohen të dhënat, do të vendoset nëse do të instalojnë sistemin Evan në çdo ambulancë suedeze.

Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco