Në gjurmët e El Chapos policia ra përmes një programi 'Spyware'

Në gjurmët e El Chapos policia ra përmes një programi 'Spyware'

15:57, 12/03/2019
A+ Aa A-

Për të ndaluar Al Capone-n, FBI u përqendrua në evazionin fiskal dhe shkeljen e disa ligjeve prej tij.

Por shumë e vështirë do të ishte në Çikago-n e vitit 1930, ku të gjitha gojët ishin të qepura, për të kapur shefin e shefave.

Sot, në një epokë ku teknologjia është në qendër të të gjithë komunikimit tonë, për të gjetur se ku ndodhej Joaquín "El Chapo" Guzmán (shefi i trafikimit të drogës meksikane) ishte një softuer: në veçanti, duket se për të inkurajuar arrestimin e tij dy vjet më parë, ishte programi i monitorimit i quajtur FlexiSpy.

Është një program i vogël që mund të lexojë mesazhe me tekst dhe të dhënat e telefonatave, të vjedhë fjalëkalimet e ruajtura në smartfone dhe të aktivizojë në distancë mikrofonin, për të dëgjuar se çfarë po ndodh rreth telefonit.

Është shitur zyrtarisht si një sistem për të lejuar prindërit të monitorojnë fëmijët e mitur dhe menaxherët e kompanisë për të "monitoruar" punonjësit e tyre; shumë me rëndësi ishte rasti kur nëpërmjet kësaj metode u kap El Chapo.

Në total, FBI ka kapur më shumë se 200 telefonata nga shefi meksikan dhe qindra të tjera nga anëtarët e familjes. 

Marrë nga Focus.it-Përgatiti: F. H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco