VIDEO/ 'OGarden', një kopësht perimesh smart në banesën tuaj

VIDEO/ 'OGarden', një kopësht perimesh smart në banesën tuaj

15:11, 12/03/2019
A+ Aa A-

A do t’ju pëlqentë të konsumonit çdo ditë perime të freskëta? Madje duke ndjerë edhe kënaqësinë se e keni kultivuar vetë ju pa qenë fermerë. Madje edhe duke jetuar në katin e fundit të një qiellgërvishtësi.

Kjo bëhet e mundur përmes OGarden Smart, kopshtin e parë të perimeve i cili për 365 ditë të vitit prodhon sallatë, domate, speca, bimë aromatike ... gjithsej rreth nëntëdhjetë produkte duke përfshirë fruta dhe perime.

Sistemi përbëhet nga një serrë e vogël, e vendosur në pjesën e poshtme të kabinetit të saj, dhe një rrotë e madhe në pjesën e sipërme.

Pak më i madh se një akuarium, OGarden është projektuar për të optimizuar raportin midis hapësirës së zënë dhe "tokës së punueshme" dhe, sipas shpikësit, do të jetë në gjendje të përshtatet në çdo lloj ambjenti të brendshëm si një objekt mobilizimi dhe dizajni.

Sipas projektuesve, OGarden është tërësisht praktik, kërkon më së shumti 5 minuta mirëmbajtje në javë dhe lejon kursime deri në 80% në koston e produkteve të kultivuara. Ishte një nga projektet më të suksesshme në platformën crowdfunding të Kickstarter, e financuar edhe përtej kërkesës në vetëm 6 minuta nga prezantimi.

Marrë nga Focus.it-Përgatiti: F. H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco