Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Levat e lojës ‘Google’, ofrojnë një super përvojë në HD

VIDEO/ Levat e lojës ‘Google’, ofrojnë një super përvojë në HD

10:47, 12/03/2019
A+ Aa A-

Pas thashethemeve që u bënë për ‘Google’ se krijoi video-lojëra në streaming duke përdorur stilin Netflix, ka dalë tashmë një pajisje lojërash e cila përdoret për të luajtur.

Imazhi është i lidhur me një kontratë të depozituar në patentat e SHBA dhe ‘Trademarket Office’ tetorin e vitit të kaluar.

Kjo pajisje do t’i dërgonte një njoftim në kohë reale përdoruesit në rastin kur një lojë do të ishte e disponueshme po edhe në formën e ftesave nëse do të kishte ndryshime në një klasifikim online dhe gjithashtu edhe në rastin kur ky përdorues do të merrte një kërkesë për chat.

Mund të ketë edhe një mikrofon për të lehtësuar komunikimin zanor dhe për të aktivizuar shërbimin e asistentit vokal.

Platforma e lojërave në streaming për të cilën po mendon ‘Google’ lindi si një ‘Projekt Yeti’ dhe do të kishte për qëllim drejtonte tituj me performancë të lartë mbi makinat ‘BigG’ dhe më pas t’i bënte ato të disponueshme në streaming në pajisjet e lojërave.

‘Projekti Yeti’ mund të prezantohet gjatë konferencës së zhvilluesve të lojërave e cila do mbahet në 19 mars. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco