Ish-mentori i Facebook: Çështja e privatësisë është vetëm publicitet

Ish-mentori i Facebook: Çështja e privatësisë është vetëm publicitet

09:34, 12/03/2019
A+ Aa A-

Deklarata e fundit e privatësisë në Facebook duket se është vetëm një fushatë e pastër marketingu dhe nuk do të zgjidhë problemet e platformës.

Mbështetës i këtij mendimi ka qenë një nga investitorët e parë të Mark Zuckerberg, Roger McNamee, një zë kritik i rrjetit social.

"Jam një mbështetës i madh i kriptografisë ende-to-end, por mendoj se ne të gjithë duhet të kuptojmë se kriptografia e mesazheve është rreth 1%", tha McNamee në festivalin SXSË në Austin Teksas, duke iu referuar dëshirës së Facebook-ut që të fokusohet më shumë në privatësinë edhe duke përdorur kriptografinë, një sistem për sigurimin e bisedave.

"Mendoj se për Facebook-un - shtoi ai - diçka e keqe po vjen, ndoshta Komisioni Federal i Tregtisë ose ndoshta diçka tjetër, por kam ndjesinë se është një njoftim që synon të tërheqë më shumë vëmendje dhe kredit, pa u përballur realisht me problemin"

McNamee shtoi, duke argumentuar se problemi më i madh i rrjetit social është modeli i biznesit që bazohet në monitorimin e një sasie të madhe të të dhënave dhe çfarë bëjnë përdoruesit  edhe kur nuk janë në platformë.

Ish-investitori i Facebook gjithashtu mbështet fjalët e Elizabeth Ëarren, një kandidate demokrate për Shtëpinë e Bardhë, e cila dëshiron të minimizojë suksesin e kompanive të mëdha të teknologjisë, sepse kanë shumë pushtet.

Nuk është hera e parë që McNamee tregon me gisht kompaninë e Parkut Menlo.

Dy vjet më parë, në një intervistë të CNBC, ish-mentorja e Zuckerbergut tha se mediat sociale përfitojnë nga "dobësitë e psikologjisë njerëzore"duke krijuar një mekanizëm varësie të ngjashëm me drogën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco