VIDEO/ Çfarë do të na ndodhte nëse do të ‘binim’ mbi Jupiter?!

VIDEO/ Çfarë do të na ndodhte nëse do të ‘binim’ mbi Jupiter?!

14:54, 11/03/2019
A+ Aa A-

Jupiteri është i përbërë prej gazi. Nuk ka sipërfaqe të fortë. Po sikur të rrëzoheshim mbi të a do të përfundonim në bërthamën e planetit?

Njerëzit kanë eksploruar Hënën, Marsin dhe natyrisht Tokën. Por çfarë dimë për Jupiterin?

Për pjesën më të madhe, ky gjigant prej gazi është një mister. Pra, çfarë do të ndodhte nëse dëshironi të zbuloni atë për kuriozitetin tuaj dhe do të ‘hidheshit’ mbi planet? Ose duhet të themi në? Sepse Jupiteri nuk ka një sipërfaqe, vetëm një shtrirje në dukje të pafund të atmosferës.

Çfarë do të shihni në rrugën tuaj? Dhe si do të ndiheshit?

Nëse dot tentonit të hidheshit në Jupiter duke veshur një kostum astronauti të zakonshëm, shumë shpejt nuk do të jetonit më.

Madje as nuk do të arrinit në Jupiter. Rreth 300,000 kilometra (200,000 milje) nga Jupiteri, rrezatimi do të depërtonte në trupin tuaj dhe do të vdisnit.

Por përmes kësaj video ju do të mësoni se si mund të rezistonit nëse do të përfundoi në këtë planet.

Së pari, do të binit nga atmosfera me një shpejtësi gati 180,000 km / h (110,000 mph).

Dhe kjo shifër është shumë më e lartë se rënia në atmosferën e Tokës forca gravitacionale e së cilës është më e pafuqishme se ajo e Jupiterit.

Ju do të jeni ende në gjendje të shihni Diellin, por mos prisni që të ngroheni. Në rreth 250 km rënie ju do të arrini retë e amoniakut dhe do të përjetoni temperaturat -150 C (-240 F).

Tani, bëhuni gati për vorbullën më epike të jetës suaj.

Retë e Jupiterit krijojnë erë të fuqishme, deri në 482 km / h (300 mph).

Do të ndiheshit sikur të ishit në një tornado gjigant.

Kjo për shkak se Jupiteri është planeti më i shpejtë rrotullues në Sistemin tonë Diellor.

Një ditë në këtë planet është e barabartë me 9.5 orë në Tokë.

Marrë nga: sciencetopic- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco