FOTO/ Zbulohet simotra shumë e vogël e yllit Tabby

FOTO/ Zbulohet simotra shumë e vogël e yllit Tabby

15:45, 10/03/2019
A+ Aa A-

Është zbuluar simotra edhe më e veçantë e yllit Tabby. I cili ndezi imagjinatën e të gjithëve pasi shkëlqimi i tij i jashtëzakonshëm bëri shkencëtarët të mendonin se në të kishte trupa aliene të pranishme.

EPIC 204376071, tregon shkëlqim edhe më të theksuar çfarë bën që të insistohet përsëri në praninë e trupave të huaj.

"Ylli në fakt është shumë i ndryshëm nga Tabby, dhe është një yll i klasës M, pra shumë më i vogël dhe më i ftohtë", tha Isabella Pagano, punonjëse nga Instituti Kombëtar i Catanias për Astrofizikës (INAF).

"Për fat të keq, pavarësisht se trupi qiellor është vërejtur për 160 ditë, ngjarja është parë një herë", thotë Pagano.

"Pra, nëse fajtori është një planet apo një yll tjetër që sillet rreth simotrës së vet, me saktësi dihet se është një objekt jashtëzakonisht i vogël që nuk mund ta shohim dhe që nuk mund të shkaktonte një ndryshim kaq të madh në shkëlqim, prandaj  shton ajo, autorët e studimit spekulojnë se bëhet fjalë për disqe pluhuri kompakte të cilat shoqërohen nga një planet i mundshëm ose nga një yll dhe në këtë rast ky fenomen përsëritet një herë në 80 ditë.

Megjithatë bëhet fjalë për një yll të vogël vetëm 10 milion vjet dhe në një rast të tillë mund të flitet edhe për mundësinë e rënies së një produkti në sipërfaqe. Gjithsesi derisa të gjendet shpjegimi i duhur çdo gjë mbetet në spektrin e hipotezës. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco