Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Kissing a Stranger’, kjo është pija e krijuar nga riciklimi

‘Kissing a Stranger’, kjo është pija e krijuar nga riciklimi

10:36, 10/03/2019
A+ Aa A-

Një distilues australian solli konceptin e riciklimit në një nivel krejt të ri, duke marrë verën e mbetur në një konferencë ku bëhej provimi i kësaj pije dhe e ka quajtur këtë gjë: ‘Kissing a Stranger’ (të puthësh një të huaj).

Peter Bignell, nga distileria Belgis Tasmanian, i lindi kjo ide në festivalin Rootstock në Sydney, një tubim i prodhuesve të verës nga e gjithë bota duke promovuar praktika të qëndrueshme në industrinë e verës.

Ai ishte në një grup për të provuar verërat, dhe si zakonisht në provën e verës, shumica e saj derdhej në një kovë pasi provohej nga pjesëmarrësit. Kjo gjë ndihmon shijuesit e verës të provojnë shumë lloje verërash por duke shmangur rrezikun e dehjes. Për Bignell, megjithatë, kjo verë e hedhur në kovë ishte harxhim i panevojshëm.

"I urrej mbeturinat, absolutisht i urrej mbeturinat," u shpjegoi ai gazetarëve.

"Kjo kovë në mes të dhomës me të gjitha mbetjet e verës dhe të gjitha pështymët në të, është një mbeturinë, e cila do të derdhet. Dhe unë iu drejtova të gjithëve duke iu thënë se unë e mora këtë verë e riciklova atë duke e bërë përsëri të pijshme. Të gjithë pjesmarrësit thanë njëzëri se do e pinin pa problem këtë verë”, tha ai.

Bignell, i cili zakonisht prodhon uiski në fabrikat e distilimit të Tasmanisë ka rënë dakord me organizatorët e Rootstock për të mbledhur verën pas konferencës, me qëllim distilimin e tij.

Ai mblodhi 500 litra verë e cila do të hidhej poshtë. Dymbëdhjetë muaj më vonë, Bignell e kishte kthyer verën e pështirë në një pije prej 80 gradësh të cilën e quajtur "Kissing A Stranger".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco