‘Shkolla e përqafimeve’ një e tillë ndodhet në Londër

‘Shkolla e përqafimeve’ një e tillë ndodhet në Londër

08:49, 10/03/2019
A+ Aa A-

Kontakti fizik mes njerëzve është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për gjithësecilin prej nesh (edhe pse duhet thënë se jo të gjithë mendojnë kështu), por shpesh shumë njerëzve iu mungon ndjesia e bukur e një përqafimi duke mos patur dikë pranë në momente të vështira apo thjesht kur kanë nevojë për një përqafim ose mbase nuk kanë kurajon për ta kërkuar një përqafim kur kanë nevojë për të.

Për të trajtuar këtë problem, Anna Nathan dhe Neil Urquhart hapën një shkollë përqafimesh në Londër.

Kurset, që zhvillohen në këtë shkollë kanë për synim fillestar njohjen mes pjesëmarrësve dhe më pas ata fillojnë të përqafohen me njëri-tjetrin.

Ky është momenti më i vështirë për pjesëmarrësit pasi shpesh janë nervozë dhe druhen në momentin e përqafimit por përsëri ia dalin të thyejnë akullin.

Kurset janë të programuara në njërën anë për të ndihmuar njerëzit të kenë përqafimin për të cilin ata kanë nevojë, dhe gjithashtu për të mësuar ose më saktë për të mësuar nga e para se si të përqafojnë.

Dhe kjo jo pa arsye sepse në ditët e sotme njerëzit janë larguar jo pak prej njëri-tjetrit dhe se sot shumë prej tyre ngurojnë të japin një përqafim duke menduar se janë duke gabuar në këto momente.

Organizatorët theksojnë faktin që përqafimet duhet të jenë të ndjera dhe se askush në këto kurse nuk do detyrohet të dhurojë një të tillë në rast se nuk e ndjen ta beje.

Pjesëmarrësit e kursit janë entuziastë, pasi ideja për të përqafuar një të panjohur iu dukej tejet e çuditshme edhe atyre vetë por në momentin që e provuan këtë eksperiencë u ndienë jo pak të lehtësuar dhe madje mjaft mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco