Krijohet aplikacioni super anti-stalking, ku përndjekësit ‘lenë gjurmë’

Krijohet aplikacioni super anti-stalking, ku përndjekësit ‘lenë gjurmë’

09:35, 08/03/2019
A+ Aa A-

MyTutela’ është një aplikacion inovativ anti-stalking, i cili mundëson mbledhjen e provave digjitale të veprave kibernetike të krimit, me regjimin e mjekësisë ligjore, dmth, pa ndryshimin e origjinalit, duke zbatuar algoritme që garantojnë vërtetësinë dhe origjinën e burimeve të provave.

Një aplikacion për sigurinë personale, që synon të bëjë "thjeshtë procesin e raportimit për stalking dhe duke vepruar si pengesë për ata që përpiqen, nëpërmjet mjeteve të komunikimit digjital, të përcjellin dhunë tek të tjerët.

MyTutela u krijua për të mbrojtur viktimat e stalking, dhe të ngacmimeve të ndryshme duke u mundësuar atyre raporte konkrete me të dhëna të cilat mund t’i dërgojnë direkt tek autoritetet.

Tre hapat kryesore janë: mbikëqyrja e (bisedave, mesazheve audio dhe thirrjeve të atyre që duan të jenë nën vëzhgim), validimi i materialit të akumuluar dhe krijimi i raporteve.

Në bazë të këtij projekti janë David Tucker, një inxhinier elektrik me diplomë master në krimin kibernetik dhe mjekësinë ligjore, Marco Calonzi, prokuror i mjekësisë ligjore teknike si dhe ekspert në rastet e dhunës gjinore ndaj fëmijëve 18 vjeç si dhe Susanna Testi, e cila aktualisht punon me një fond investimi në startups inovative në Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi i tyre është të "ndihmojnë njerëzit të cilët nuk kanë guxim të raportojnë nga frika se mund të hasin në mosbesim dhe duke pasur prova kjo nuk mund të ndodhë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco