Hyri për të vjedhur por si mbaroi punë, mori ‘një sy gjumë’

Hyri për të vjedhur por si mbaroi punë, mori ‘një sy gjumë’

08:34, 08/03/2019
A+ Aa A-

Një hajdut ka hyrë në një ndërtesë dhe teksa tentoi të vjedhë një zyrë për fatin e tij të keq e zuri gjumi në një karrige dhe u arrestua.

Kjo ndodhi e pazakontë ngjau në qytetin e Orenburgut, në Rusi.

Një burrë 36 vjeç hyri në një ndërtesë përmes një dritareje të vogël dhe arriti që në vlerë monetare të mbledhë rreth 1.800 euro.

Por si përfundoi grabitjen ai mendoi të pushonte pak në karrige ku dhe e kapi gjumi.

Ashtu qëndroi derisa policia e gjeti duke fjetur, disa orë më vonë.

Ky i ‘infiltruar’ është parë nga një roje e sigurisë, përmes kamerave të vëzhgimit.

Ai lajmëroi policinë, e cila pati mjaftueshëm kohë në dispozicion për të mbërritur në adresën e duhur duke gjetur madje grabitësin në gjumë dhe me veglat ‘e punës’ dhe qesen me paratë e vjedhura.

Ai u prangos dhe u arrestua. Kontrollet treguan se ky shtetas ishte me precedent penal dhe ishte shpallur në kërkim nga policia.

Ky pa dyshim nuk është i pari rast kur një hajdut kapet ‘mat’ teksa fle.

Disa kohë më parë në Angli, një hajdut hyri në një pijetore, por pasi zbrazi të hollat mendoi të përfitonte nga birra dhe piu aq shumë sa e zuri gjumi në dysheme kur të nesërmen herët u gjet nga pronari dhe punonjësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco