Mjekët gjejnë zgjidhjen, për kurimin e malaries nuk duhet të mjekohen njerëzit

Mjekët gjejnë zgjidhjen, për kurimin e malaries nuk duhet të mjekohen njerëzit

09:08, 06/03/2019
A+ Aa A-

Mushkonjat janë insekt që përveçse besdis dhe shkakton puçra në lëkurë mund të jetë shkak për përhapjen e sëmundjeve të tilla si malaria. Disa shkencëtarë kanë menduar se për të kuruar këtë sëmundie vdekjeprurëse nuk duhet të mjekohet njeriu por vetë insekti.

Përbërësit aktivë të  ilaçeve antimalarike të përdorura për njerëzit mund të depërtojnë në këmbët e këtyre insekteve dhe të zhdukin këtë virus që ato mbartin.

Spërkatja e rrjetave anti-mushkonjë që mbulojnë dritaret mund të reduktojë infeksionet, duke shmangur problemin tashmë të përhapur të rezistencës së mushkonjave ndaj insekticideve.

Kështu, në vend që të synohet zhdukja e mushkonjave, Chan Shkolla i Shëndetit Publik është fokusuar në virusin që shkakton infeksionin, i cili riprodhohet në trupin e mushkonjës: është kjo qënie një  qelizore, përgjegjëse e vërtetë për mbi 200 milionë infeksione dhe 435 mijë vdekje nga malaria në vit në botë.

Ndaj mjekët injektuan një solucion në trupin e këtij insekti dhe vunë re se nuk i dëmtoi aspak ato por ama arritën të bllokojnë procesin e shumimit të virusit që shkaktonte sëmundjet. 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco