Kjo kompani gjobit punonjësit kur nuk kryejnë aktivitet fizik

Kjo kompani gjobit punonjësit kur nuk kryejnë aktivitet fizik

08:23, 06/03/2019
A+ Aa A-

Një kompani kineze e pasurive të paluajtshme është akuzuar për shkak se detyron punonjësit të kryejnë aktivitet fizik . Në fakt, punonjësit gjobiten nëse nuk arrijnë "kuotën mujore" të vendosur në 180,000 hapa.

Duhet  të thuhet se gjoba është relativisht  e vogël (0.01 juan për çdo hap që mungon për arritjen e kuotës - rreth 0,0013 €), dhe se sfida nuk është plotësisht e paarritshme: janë 6.000 hapa në ditë.

Por ky  parim i gjobës ngre polemika, për të mos përmendur se për disa njerëz qëllimi është objektivisht i vështirë të arrihet.

Ka disa shembuj të rasteve në të cilat ushtrimi ka "pasoja ekonomike" për punëtorët, por zakonisht çdo gjë është e lidhur me shpërblimet, jo dënime.

Në rastin e kësaj kompanie në qytetin Guangzhou, në jug të Kinës, punëtorët të cilët nuk arrijnë të objektivin e vendosur duhet të paguajnë para në dorë për çdo hap humbur.

Një punonjës i kompanisë tha se ajo kishte munguar 10.000 hapa prej 180,000 hapave, dhe kështu iu zbritën 100 juan nga paga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco