Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ 71 vjeçari i guximshëm lundron për muaj brenda një kapsule

FOTO/ 71 vjeçari i guximshëm lundron për muaj brenda një kapsule

14:30, 05/03/2019
A+ Aa A-

Një 71-vjeçar francez po përpiqet të kalojë Oqeanin Atlantik në një kapsulë pa motor, të cilën ai vetë e quan "Fuçia".

Jean-Jacques Savin, ish-parashutist, ka nisur udhëtimin e tij nga El Hierro, për të vijuar në ishujt Kanarie, në një kapsulë në formën e një fuçie e projektuar për të lundruar nëpër Oqeanin Atlantik dhe në Karaibe duke përdorur vetëm erën dhe rrymat e detit.

Savin e përshkruan hulumtimin e tij si "një udhëtim në të cilin ai vetë nuk është kapiten i anijes së tij, por thjesht një pasagjer".

Savin thotë se është entuziast për udhëtimin e tij 2-3 mujor nëpër oqean në një kapsulë të madhe 3 metra dhe që është e pajisur me një kuzhinë ku edhe mund të gatuhet. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco