Pas dhjetëra vitesh mungesë NASA  planifikon një mision drejt Hënës

Pas dhjetëra vitesh mungesë NASA planifikon një mision drejt Hënës

08:54, 05/03/2019
A+ Aa A-

Në vitin 1972, me misionin Apollo 17, NASA u ul në hënë për herë të fundit. Këtë vit, pas 47 vitesh boshllëku dhe 50 vjet pas hapit të parë të Armstrong, NASA synon të nisë përsëri disa sonda.

Dhe nga viti 2028 planifikon të nisë disa astronautë. Këtë herë me ndryshime të mëdha pasi synon të ndërtojë një stacion hapësinor që rrethon Hënën.

Rindërtimi grafik i një rakete SLS me një kapsulë Orioni në krye: është kjo raketa me të cilën NASA mendon të kthehet në hapësirë përsëri.

Por NASA nuk dëshiron të bëjë gjithçka vetëm; ose më mirë, nuk mundet, pasi buxheti është 0.5% e shpenzimeve publike, krahasuar me 4% të kohës së misioneve të Apollo-s.

Kështu projekti integroi 9 kompani private, duke përfshirë emra të mëdhenj në industrinë e hapësirës, si Boeing dhe kompanitë në zhvillim si SpaceX, e cila këtë verë do të nisë astronautët amerikanë në ISS.

Do të jetë hera e parë që prej ‘daljes në pension’ të Space shuttles që astronautët e NASA-s do të shkojnë në orbitë pa ndihmën e rusëve.

Duke folur për SpaceX: Kapsula e ndërtuar prej tyre ‘Dragon’ është në gjendje të akomodojë deri në 7 astronautë, por këtë herë meqënëse u bë vetëm për t’u testuar ekuipazhi i tij ishte i përbërë vetëm nga sensori quajtur Ripley. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco