Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E mori patentën por... e shijoi vetëm 49 minuta

E mori patentën por... e shijoi vetëm 49 minuta

10:16, 04/03/2019
A+ Aa A-

Rekordin që askush nuk mund ta ketë zili e ka thyer një djalë i ri nga gjermania: dhe jemi të sigurt se edhe vetë protagonisti i kësaj ngjarje do mund të jetonte më së miri pa këtë ndodhi.

Departamenti i policisë gjermane faktikisht tregoi historinë e një të riu, të cilit policia i tërhoqi përsëri patentën vetëm 49 minuta pasi e kishte marrë.

Policia shpjegoi se 18 vjeçari u ndal teksa po udhëtonte me 100 km/h në një zonë ku maksimumi i shpejtësisë së lejuar është 50 kilometra në orë, vetëm 49 minuta pasi kishte marrë provimin e patentës. 

Agjentët thanë se djali ndoshta po shpejtonte prej gëzimit që më në fund ishte një shofer por në fakt u dëtyrua të dorëzonte përsëri patentën dhe tani duhet të bëjë një kurs të dytë për patentën që të mun t’a rimarrë.

"Disa gjëra zgjasin përjetë ... ndërsa disa të tjera vetëm një ore", shkruhej në postimin e departamentit policor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco