Qeni vrasës, ia mbath nga shtëpia dhe bën masakër

Qeni vrasës, ia mbath nga shtëpia dhe bën masakër

10:05, 04/03/2019
A+ Aa A-

Një qen shtëpiak i llojit Husky e ka futur në telashe të mëdha pronarin e tij pasi ia ka mbathur nga shtëpia, në mes të natës dhe ka hyrë në një fermë ku e ka kaluar natën ‘duke vrarë pula’.

Mediat kineze raportojnë se pronari i një ferme pulash në Ningguo, në provincën kineze të Anhui, u shkreh në lot e të qara në mëngjes, pasi kontrolloi kafshët dhe gjeti një kafaz plot me shpendë të ngordhur.

Dyshimet e para ishin se dikush kishte vrarë qëllimisht shumicën e pulave të tij, ose se disa kafshë të egra kishin hyrë dhe kishin ngorrdhur zogjtë.

Por, pasi kontrolloi rreth fermës së tij për të gjetur të tjera gjurmë pronari I fermës zbuloi fajtorin: qeni Husky i fqinjit të tij me një pulë të ngordhur në gojë.

Pasi e lidhi qenin, fshatari i zemëruar shkoi direkt te fqinji i tij dhe kërkoi që të kompensohej për mbi 600 pula që husky kishte mbytur, por duke mos u marrë vesh mes tyre për vlerën e kompensimit, fermeri njoftoi policinë.

Pas vlerësimit të dëmit, oficerët detyruan pronarin e qenit t’i paguajë fqinjit të tij rreth 1,600 euro për të shmangur një process gjyqësor.

Me sa duket, pronari i Husky-it ishte i vetëdijshëm për "aftësinë shkatërruese" të qenit të tij dhe pikërisht për këtë ai e mbante atë të mbyllur në shtëpi, por atë natë qeni arriti të ikë dhe shkoi drejt e tek ferma me pula ku dhe e kapi një lloj çmendurie vrastare.

Pavarësisht se zbuten nga njerëzit vrasja e pulave nuk është dhe aq e pazakontë për një Husky, edhe pse duhet theksuar se mbi 600 shpendë në një natë është patjetër një shifër e pazakontë.

Ekspertët e trajnimit shpjegojnë se kjo rracë ka një instinkt shumë të lartë grabitqar dhe nuk duhet të mbahet rreth zogjve apo lepujve, veçanërisht nëse qeni nuk është rritur afër tyre.

Huskyt njihen gjithashtu për zotësinë e tyre për t’u larguar nga shtëpia, gjë që ndoshta shpjegon edhe arsyen se përse ky qen u largua nga shtëpia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco