Cilat janë popujt që shpenzojnë më shumë kohë në internet dhe çfarë faqesh vizitojnë?

Cilat janë popujt që shpenzojnë më shumë kohë në internet dhe çfarë faqesh vizitojnë?

13:33, 03/03/2019
A+ Aa A-

Cili është shteti ku njerëzit harxhojnë më tepër kohë në internet?

A është me të vërtetë faji i rrjeteve sociale për këtë fenomen? Cilat janë faqet më të vizituara?

Edicioni për vitin 2019 i Raportit Global Digital jep një pasqyrë të detajuar të sjelljes së përdoruesve të internetit në mbarë botën.

Kryesisht me fokus tek mediat sociale por jo vetëm:

Vendin e parë e zënë ishujt Filipine, të dytin Brazili dhe të tretin Tajlanda.

Kjo është sinteza e Raportit Global Digital për 2019-ën.

Gjysmën e ditës në internet:

Sipas një hulumtimi filipinasit harxhojnë mesatarisht 10 orë e 2 minuta në ditë në internet. Ata janë vizitorët më të ‘etur’ në internet, të ndjekur nga brazilianët me 9 orë dhe 29 minuta dhe nga Tajlandezët me 9 orë dhe 11 minuta.

Ndërsa Japonia e mbyll ditën me një mesatare prej 3 orësh e 45 minuta.

Por çfarë bëjmë më së shumti kur rrijmë në internet?

Interneti nuk është ende për të gjithë:

Raporti tregon se interneti në të vërtetë nuk është aq shumë i përhapur në botë sa ne mund të mendojmë. Në vitin e fundit popullsia që i është shtuar internetit është shtuar plus 21% krahasuar me vitin e kaluar dhe 360 ??milion njerëz kanë përdorur internet këtë vit për të parën herë në jetën e tyre.

Ndër vendet të cilat njihen për një përdorim të pakët të internetit janë, Koreja e Veriut, ku qasja ndaj internetit është jashtëzakonisht e kufizuar pasi kontrollohet nga autoritetet: në këtë vend me një popullsi prej 25 milionë banorësh vetëm 20.000 prej tyre mund të lidhen në internet dhe për këtë iu duhet një licensë e veçantë.

Por cilat janë faqet më të klikuara?

Në mbarë botën Google dhe Youtube zenë dy pozicionet e para, ndërsa në vendin e tretë është Facebook.

Fjala më e kërkuar në motorrin e kërkimit Google është po kjo fjalë Google sado e habitshme mund të duket.

Gjithë kjo kohë e shpenzuar në internet a duhet të na shqetësojë?

A mund të ketë efekte negative mbi punën dhe produktivitetin tonë? Sipas ekspertëve, nuk ka: Sonia Livingstone, profesoreshë e studimeve të komunikimit në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë se rritja e orëve të shpenzuara në ekran në vitet e fundit është pasojë e digjitalizimit progresiv të punës.

Me fjalë të tjera, shumica e asaj që bëhej dikur në tavolinë me stilolaps dhe letër ose makinë shkrimi, sot bëhet online. Përveç kësaj, duhet të theksohet se profesionet e reja, të tilla si bloger, ekspert i mediave sociale, programues ose menaxher i dyqaneve online, zhvillohen pothuajse ekskluzivisht në internet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco