Shtirej si 16 vjeç për të marrë një titull por ja sa është mosha e vërtëtë e këtij futbollisti

Shtirej si 16 vjeç për të marrë një titull por ja sa është mosha e vërtëtë e këtij futbollisti

09:03, 01/03/2019
A+ Aa A-

Gourav Mukhi u konsiderua si një talent shumë premtues në futbollin indian, duke u bërë edhe golashënuesi më i ri në historinë e Super Ligës, por këtë titull ‘e gëzoi’ deri në momentin kur autoritetet zbuluan se nuk ishte 16 vjeç por 28.

Ishte pikërisht titulli i fituar si golashënuesi më i ri në moshë që e ‘nxorri zbuluar’ të riun pasi vëmendja që u përqëndrua gjerësisht tek ai nxiti disa persona të thelloheshin dhe të gërrmonin në të dhënat e tij.  

Kështu disa të interesuar filluan të shprehin dyshime në lidhje me moshën e tij dhe nuk u desh shumë kohë që mashtrimi i tij të zbulohej.

Vetëm tre vjet më parë, Mukhi ishte përjashtuar nga kampionati i futbollit për të rinjtë nën 16 vjeç, sepse doli se ishte shumë më i madh në moshë nga sa pretendonte.

Pra, është e qartë se nëse ai ishte mbi 16 vjeç tre vjet më parë, kuptohet se sot kurrsesi nuk mund të ketë këtë moshë.

"Meqë Mukhi ka një mjekër dukshëm prej të rrituri dhe ka zhvilluar një bicep për t'u patur zili, është e vështirë të besosh se është 16 vjeçe," shkroi një gazetar sportiv në tetor.

Debati rreth moshës së Gourav Mukhi ka sfiduar Shoqatën e Futbollit Indian, i cili i zënë ngushtë nuk pati nevojë të kërkojë dëshmi të moshës së lojtarit.

Mukhi, megjithatë, nuk arriti të sigurojë dokumente që tregojnë se ai ishte 16 vjeç dhe prandaj mori një pezullim gjashtë mujor. Sipas gazetarëve indianë, mosha e vërtetë e Mukhi është 28 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco