Gaforret 'stiliste' që mbajnë kapele

Gaforret 'stiliste' që mbajnë kapele

15:13, 28/02/2019
A+ Aa A-

Duket e habitshme por këto gaforre janë të dhëna pas modës. Janë 130 lloje gaforresh të cilat e përdorin sfungjerin si kapele. Ato i përkasin familjes Dromiidae dhe janë quajtur gaforret sfyngjer pasi janë të afta që të presin një copë të zakonshme sfungjeri duke e përshtatur atë sipas formës së tyre të shpinës apo kokës.

Duket se kjo është një mënyrë fantastike që këto krijesa të detit kanë zbuluar për t’u mbrojtur nga sulmet e grabitqarëve pra është një formë maskimi. Pasi sfungjerët nuk janë tërheqës për gjallesat e detit dhe gjithashtu janë helmuese në shumë raste.

Nuk është 100% e sigurt nëse këto gaforre përfitojnë diçka duke bërë këto kapele ama është e sigurt se duken shkëlqyeshëm.

Shumë gaforre në mënyrë të ngjashme maskojnë veten me objekte të ndryshme rreth tyre, por gaforret e sfungjer janë veçanërisht intriguese për shkencëtarët, sepse ato janë aq primitive dhe me një sistem shumë më të thjeshtë neurologjik krahasuar me gaforret më modern ama janë të afta të mbrohen në një mënyrë të pazakontë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco