Jo më në xhepa telefonoi i ri është si një orë dore

Jo më në xhepa telefonoi i ri është si një orë dore

13:49, 28/02/2019

Telefoni i ri braktis xhepat dhe çantat mund ta mbajmë fare mirë në dorë si një orë, falë ekranit fleksibël.

Orat inteligjente ishin ato të cilat kryenin disa funksione të ngjashme me smartfonët por tani shpikësit kanë krijuar telefonin në formën e një ore.

Kjo u krijua nga kompania kineze Nubia, e cila solli një pajisje që ndërthur në perfeksion smartwatch-in dhe smartfonin.

"Wearable" është quajtur Nubia Alpha dhe paraqitet si "telefoni i parë me ekran fleksibël i disponueshëm në treg" (në dyqanet evropiane do të arrijë rreth pranverës dhe verës të këtij viti).

Ajo ka një ekran 4-inç OLED dhe është në dispozicion në dy versione: një me Bluetooth dhe Wi-Fi, dhe madje edhe me ESIM, që është një kartë virtuale, e cila lejon këtë byzylyk të zëvendësojë plotësisht smartfonin.

Kjo orë-smartfon është mjaftueshëm e dukshme për syrin veçanërisht në versionin prej ari 18 karat.  

Me të mund të dërgoni mesazhe, të bëni telefonata, të bëni fotografi dhe lundroni në web edhe pa e prekur ekranin, sepse ajo njeh gjestet dhe komandat zanore.

Nga smartwatch-i produkti huazon detektorin e aktivitetit fizik dhe monitorimin e zemrës, gjatë stërvitjes dhe gjatë gjumit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco