VIDEO/ Iluzioni optik i cili 'mbush' ujin plot ngjyra

VIDEO/ Iluzioni optik i cili 'mbush' ujin plot ngjyra

13:14, 28/02/2019
A+ Aa A-

A e keni parë ndonjëherë se si uji kondensohet në një sipërfaqe transparente e të ndritshme duke marrë pamjen e një ylberi? Shkencëtarët e kanë shpjeguar në detaj se si ndodh një fenomen i tillë i cili vërehet përherë pas shiut nga ne. Nëse këto pika janë në një sipërfaqe transparente dhe ndriçohen nga një llambë e vetme ato do të ndriçojnë dhe nëse kanë të njëjtën madhësi ato do të prodhjnë të njëjtën ngjyrë.

Triku për dicka të tillë qëndron në faktin se si një pikë uji ndërvepron me dritën, duke prodhuar gjatësi vale të ndryshme që ne i perceptojmë si ngjyra.

Kur drita hyn në bulëzën e ujit, ajo depërton rreth sipërfaqes së brendshme përpara se të dalë sërish në sipërfaqen e pikës së ujit.

Dhe padyshim ngjyrat e shfaqura varen nga madhësitë e pikave të ujit.

Ky fenomen, ku struktura e një objekti prodhon ngjyrë quhet, struktura e ngjyrës. Është e zakonshme në natyrë, krahët e një fluture ose lëkura e një kameleoni, për shembull, duken shumëngjyrëshe për ne, ndërsa është drita që ‘përplaset’ në krahët e fluturës apo në lëkurën e kameleonit dhe krijon këtë efekt.

Duke studiuar se si drita ndërvepron me pikat e ujit, inxhinierët kanë zhvilluar një model për të parë llojin e ngjyrës që një pikë uji do të prodhojë nën kushte specifike strukturore dhe optike.

Projekti filloi kur Amy Goodling dhe Lauren Zarzar nga Penn State po studionin emulsionin të pikave. Ata vunë re se pikat u dukën blu, dhe pyetën inxhinierin MIT Mathias Kolle për një shpjegim.

Në fillim, hulumtuesit menduan se mund të ishte e ngjashme me mekanizmin e thyerjes që krijon ylberi nga pikat e ujit.

"Fillimisht kemi ndjekur këtë efekt shkaktar të ylberit por doli të jetë diçka krejt tjetër", tha inxhinieri i MIT-it, Sara Nagelberg.

Pikat që qëndrojnë në një sipërfaqe nuk janë sferike në formën e tyre si pikat që krijojnë ylberin. Kjo formë e bulëzave e cila u dallua gjatë eksperimentit lejon një fenomen që nuk është e mundur me sferat.

Quhet reflektim plotësisht i brendshëm kur drita hyn nga një materie më pak e dendur në një materie të dendur dhe kjo bën që 100 për qind e dritës të reflektohet në atë medium të dendur pa krijuar asnjë thyerje.

Kur një rreze drite hyn në një pikë uji, ajo do të kërcejë rreth e rrotull para se të kalojë në një kënd tjetër. mënyra se si rrezet e dritës kombinohen në dalje është një faktor që kontribuon në prodhimin e ngjyrës.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në ngjyrë janë madhësia, lakimi, indeksi thyes, si dhe drita e përdorur.

Eksperimentet e kryera çuan në përfundimin se mund të prodhojmë pigmente që nuk mbështeten në ngjyra kimike.

Ngjyrat sintetike të përdorura në produktet e konsumit për të krijuar ngjyra të ndritshme mund të mos jenë aq të shëndetshme sa duhet. Duke qenë se disa nga këto ngjyra janë të dëmshme kompanitë po pyesin, nëse mund të përdoren ngjyrat strukturore për të zëvendësuar ngjyrat potencialisht jo të shëndetshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco