Gjashtë kuriozitete për mëngjarashët që nuk i dinit

Gjashtë kuriozitete për mëngjarashët që nuk i dinit

10:59, 28/02/2019
A+ Aa A-


Gishti i preferuar

1. Në mitër, në javën e dhjetë të shtatzënisë, 90% e fetuseve lëvizin më shumë krahun e djathtë sesa atë të majtë dhe kur fillojnë të thithin gishtin vetëm 10% preferojnë të majtin, po i njëjti raport që vërehet tek të rriturit, vetëm 10% e tyre janë mengjarashë. 

Varësia nga koha dhe vendndodhja

2. Pothuajse 90% e njerëzve përdorin dorën e djathë dhe vetëm 10% e tyre janë mengjarashë. Numri më i madh i njerëzve mengjarashë është në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Belgjikë, ndërsa numri më i ulëtat në Indi, Kinë dhe Japoni. Por statistikat janë të ndryshme në vende dhe epoka të ndryshme. 

Në vitin1880 në Australi vetëm 2% ishin e popiullsisë ishin mengjarashë ndërsa në vitin 1969, 13%.

Mëngjarashët janë sportistë më të mirë

3. Për sporte të tilla si tenisi, boksi, baseballi etj njihet edhe në statistika se më të avantazhuar janë lojëtarët mengjarashë. Por jo për arsye të aftësive motorike më të zhvilluara, por për efektin "surprizë" që i krijojnë kundërshtarit. 

Ndikimi i gjeneve

4. Deri jo shumë kohë më parë, supozohej se përgjegjës për të qenë një person mëngjarash ishte vetëm një gjen vetëm një gjen por kohët e fundit ka rezultuar se gjenet e përfshira duhet të jenë shumë më tepër. Dhe mendohet se gjeni përgjegjës është ai i cili shkakton asimetri në organizmin e njeriut. Kjo gjendje njihet i sinversus si edhe mund të jetë rasti kur një person ka zemrën në krahun e djathtë të kraharorit e jo në të majtin. 

Ka edhe kafshë mëngjarashe

5. Edhe pse midis kafshëve po ashtu mund të ketë preferenca në përdorimin e një gjymtyre krahasuar me tjetrën përsëri kjo gjë nuk është aq e dukshme sa tek njerëzit. Të vetmet kafshë të tjera që demonstrojnë një prirje të ngjashme me njerëzit janë papagallët: 90% e tyre duket se preferojnë këmbën  emajtëpër të kapur objektet.

Raporti dorë-tru

6. Kush përdor dorën e djathtë ka tendencë të zhvillojë komunikimin përmes hemisferës së majtë të trurit. Kjo është demonstruar për shembull nga "test Ëada", ndonjëherë i përdorur nga neurokirurgët për të shmangur dëmtimin e pjesëve të trurit që janë thelbësore për gjuhën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco