Nga dasma në burg/ Pse u arrestua ky dhëndërr

Nga dasma në burg/ Pse u arrestua ky dhëndërr

09:03, 09/02/2019
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar ndodhet nën akuzë për ngacmim seksual ndaj një minoreneje. Kjo e fundit ishte pjesë e stafit, në lokalin ku 32-vjeçari po martohej.

Në denoncimin e saj, vajza i tha policëve, se dhëndri e kishte pyetur për të dalë jashtë. Më tej tregon ajo, Aimers i tha se mund të bënin çfarë ajo të donte. Vajza nuk kishte pranuar dhe i kishte thënë 32-vjeçarit se po bënte thjesht punën e saj.

Më pas, gjatë mbrëmjes, ajo u urdhërua për të kontrolluar nivelin e ujit në banjën e grave. Në këtë moment, dhëndri e ndoqi, e kapi për krahu dhe e mbylli në njërën nga sallat. Vazja i tregoi policëve se ai filloi ta puthte, ndërsa u përpoq edhe ta zhvishte. Mësohet se ajo i kishte thënë 32-vjeçarit, se veprimet e tij ishin të papranueshme.

Dhëndri kishte insistuar më tej duke i thënë:

A mund të më puthësh si të thuash? Nëse e bën unë do të të jap qindra dollarë

Vajza fatmirësisht arriti t’i shpëtonte dhe më pas bëri denoncimin në policinë e Northampton. Tashmë Aimers po përballet me akuzat për kufizim të lirisë ndaj një të mituri, korrupsion të të miturve, sulme të pahijshme, ekspozim të pahijshëm, sjellje të çrregullt dhe ngacmim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco