FOTO/ Imazhi i kartëmonedhës së re 50 paund-Në garë Thatcher, Touring e Hawking! Kë favorizojnë kompanitë e basteve?

FOTO/ Imazhi i kartëmonedhës së re 50 paund-Në garë Thatcher, Touring e Hawking! Kë favorizojnë kompanitë e basteve?

11:18, 28/11/2018
A+ Aa A-

Banka e Anglisë ka publikuar një listë shkencëtarësh që janë propozuar si imazh për kartëmonedhën e re 50 paund. Në listë janë pionerët i kompjuterave Alan Turing dhe Ada Lovelace, shpikësi i telefonit Alexander Graham Bell apo astronomi Patrick Moore.

Banka ka marrë gjithsej 174 mijë e 112 propozime, nga të cilat 114 mijë përmbushin kriterin e zgjedhjes.

Për të qenë në listë, individët duhet të jenë realë, që nuk jetojnë më dhe që kanë kontribuar në fushën e shkencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Në listë është gjithashtu eksperti i vrimave të zeza Stephen Hawking, zbuluesi i penicilinës Alexander Fleming por edhe ish kryeministrja Margaret Thatcher, që ka qenë shkencëtare para se të bëhej kryeministre.

Baronesha Thatcher ka studiuar kimi në “Oxford” dhe pas diplomimit ka punuar si kimiste kërkuese në sektorin e ushqimit.

Në fakt, kandidatura e kësaj të fundit po shkakton jo pak debate e ndasi në Britani ku pikëpyetja është nëse do të kalojë “testin”e bankës qendrore apo jo. Madje për të në “change.org” ka nisur edhe një peticion, që shoqërohet me një imazh se si mund të jetë kartëmonedha e re me imazhin e Thatcher (foto mësipër)

Madje diskutimet kanë kaluar në një fazë tjetër, atë të vënies së basteve. Kompania e basteve “William Hill” ka kuotuar si favorit për të qenë imazhi kryesor i kartëmonedhës Stephen Hawking  ndërsa në vend të dytë fituesin e çmimit Nobel në kimi, Dorothy Hodgkin.

Propozimet janë të hapura deri me 14 dhjetor, ku kushdo mund të bëjë propozimin e tij ose të votojë për një nga kandidatët në faqen zyrtare të Bankës së Anglisë.

Por votën përfundimtare nuk e ka publiku në këtë rast. Përzgjedhja përfundimtare do të bëhet nga anëtarët e komitetit përkatës të bankës që do të krijojnë një listë të shkurtër me kandidatët më të votuar nga publiku për të zgjedhur në fund imazhin zyrtar.

SCAN

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco