FOTO/ Udhëtari i kohës ka një parashikim të frikshëm! Ja çfarë do t’i ndodhë njerëzimit në të ardhmen

FOTO/ Udhëtari i kohës ka një parashikim të frikshëm! Ja çfarë do t’i ndodhë njerëzimit në të ardhmen

18:23, 18/11/2018
A+ Aa A-

Udhëtimet në kohë nuk janë më një përrallë dhe as ëndërr, të paktën kështu pretendon një shkencëtar, i cili flet se ka udhëtuar me makinën e kohës.

Udhëtari i kohës tregon se ai ka udhëtuar 18 herë në vitin 3700, dhe paralajmëron se njerëzimin e pret një e ardhme fatkeqe, ku do të ketë një luftë shfarosëse mes njeriut dhe robotëve.

Ai tregoi rreth udhëtimeve të tij aspak të zakonta në një intervistë me Apex TV, një kanal në Youtube is specializuar në aktivitete paranormale dhe teori të çuditshme. Kanali numëron më shumë se 800,000 abonentë.

Mike, i cili është me prejardhje greke, ka lindur në Francë dhe ka jetuar atje derisa u bë 14 vjeç, përpara se të shkonte në Kanada.

Pikërisht në Kanada ai thotë se filloi të interesohej për shkencën dhe përfundoi duke punuar në një vend të quajtur Laboratori i Sigurt Kombëtar i Kanadasë në moshën 18 vjeçare, ku ai pretendon të jetë përfshirë në "shumë operacione sekrete.”

Ai tregon:

Ne ishim duke bërë eksperimente me makinën e kohës, dërguam shumë grupe dhe udhëtime të vetme në të ardhmen, unë isha përfshirë në grupe dhe udhëtova me ta. Ne ishim duke udhëtuar në vite të rastësishme, por objektivi ynë kryesor ishte viti 3700.”

Ai tha se e vizitoi vitin 3700 rreth 18 herë. Sipas tij, në atë vit ai pa lloje të ndryshme të robotëve, disa prej të cilëve ishin "vetëm makina" dhe të tjerë të cilët kishin një "sistem operativ individual të inteligjencës artificiale".

Disa robotë të avancuar kishin fytyrë dhe trup me një "ngjyrë sintetike", e cila i bënte ata të dukeshin si njerëz. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco