VIDEO/ Bomba bërthamore! Mësoni se sa larg jush gjendet arma e shkatërrimit në masë

VIDEO/ Bomba bërthamore! Mësoni se sa larg jush gjendet arma e shkatërrimit në masë

17:45, 29/10/2018
A+ Aa A-

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

nukeBota po njeh gjithmonë e më shumë konflikte të reja dhe shtete që shtojnë arsenalin e tyre bërthamore.

Daily Mail ka publikuar një listë me shtetet që kanë bomba bërthamore për të treguar distancën me to, megjithëse kjo gjë është e parëndësishme pasi ato mund të godasin kudo dhe kurdo.

Bomba më e afërt me shqiptarët është në Turqi dhe në Italinë veriore. Ndërkaq, sa i përket SHBA-ve, atje janë 10 lokacione me bomba atomike.

Statistikat për shtetet, janë kështu: SHBA ka 7,000; Rusia ka 7,300. Nga to, 2,500 pritet të çmontohen në SHBA dhe 2,810 në Rusi. Shtetet tjera që kanë armë bërthamore, janë: Franca (300), Kina (260), Britania e Madhe (215), Pakistani (125), India (115), Izraeli (dyshohet 60-400), Koreja e Veriut (dyshohet 15). Shtetet tjera që kanë armë bërthamore, që thuhet se janë të amerikanëve, janë: Turqia (60-70), Holanda (22), Italia (50), Gjermania (20), Belgjika (10-20) dhe Kanada (200-300)

SHBA-të kanë 1,930 koka bërthamore në gjendje gatishmërie, ndërsa në rezervë 2,570. Rusia i ka të vendosura 1,790, ndërsa në rezervë ka 2,700 armë të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco