Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

NASA gati anijen kozmike që do të ‘prekë’ diellin

NASA gati anijen kozmike që do të ‘prekë’ diellin

17:24, 09/08/2018
A+ Aa A-

Agjencia hapësinore, NASA është gati për të lancuar një nga projektet më ambicioze në historinë e saj. Anija kozmike robotike “Parker  Polar Probe”, pritet të niset këtë fundjavë, në 11 gusht, në misionin për të prekur diellin!

Paisja do të dërgohet në atmosferën e jashtme të diellit ose të njohur ndryshe si korona.

Shkencëtarët synojnë të arrijnë në distancën më afër të arritur ndonjëherë në raport me diellin.

Parker Solar Probe është objekti më i shpejtë i prodhuar nga njeriu, me një shpejtësi prej më shumë se 430.000 milje për orë.

Një  mburojë e veçantë nxehtësie do ta ndihmojë paisjen të rezistojë në temperatura mbi 1500 gradë Celsius, si dhe të ruaj një temperaturë prej 30 gradësh në brendësinë e saj.

NASA ka bërë të ditur se Anija kozmike robotike do të marrë të dhëna për hapësirën rreth diellit në shtatë vitet e ardhshme.

informacionet e synuara konsiderohen tejet të vlefshme lidhur mbi karakteristikat dhe kushtet atmosferike të yllit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco