Rriten pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, paga do të shkojë deri në 7.6 milionë lekë në muaj

Rriten pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, paga do të shkojë deri në 7.6 milionë lekë në muaj

15:05, 14/07/2023
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Qeveria ka dërguar në Parlament një draft për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në draft parashikohet që rroga e një anëtari të Kushtetueses të shkojë sa 0.96% e rrogës së Presidentit (408 000 lekë), plus 236 640 lekë shtesë “për shkak të natyrës së veçantë të punës”.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese “për pozicionin drejtues përfiton edhe 20% shtesë page mbi pagën mujore të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe shtesës për shkak të natyrës së veçantë të punës” duke arritur në shifrën 7.6 milionë lekë.

Po ashtu, nga ky draft preken dhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë, sipas pikës 4, të nenit 29, të ligjit nr.84/2016, 'Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë', në masën 43% mbi pagën mujore; b) shtesë për vjetërsi sipas shkronjës 'c', të pikës 5, të nenit 12, të ligjit nr.96/2016, 'Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar”, thuhet në draft.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco