Një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, Rosela Gjylbegu, ishte e ftuar në emisionin “A Show” me Adi Krastën në SYRI TV, ku ndau kujtime nga fëmijëria, rrugëtimi artistik, familja dhe vitet që e bënë të njohur për publikun shqiptar.
Përmes një serie fotografish që pasqyronin etapa të ndryshme të jetës së saj, këngëtarja u ndal te emocionet e para, duke kujtuar ditën e parë të shkollës dhe karakterin e saj të qetë, por njëkohësisht serioz.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua familjes dhe veçanërisht marrëdhënies së ngushtë me prindërit. Ajo tregoi se ishte fëmija i ardhur pas 11 vitesh dhe se ka gëzuar një lidhje të jashtëzakonshme me të dy prindërit.
Rosela kujtoi me emocion nënën e saj, Mirjanën, e cila kishte një pasion të madh për artin dhe që e përjetoi rrugëtimin e së bijës në muzikë si realizimin e një ëndrre personale.
Ajo foli edhe për ndikimin e familjes në formimin e saj artistik, duke theksuar se dashuria për muzikën ishte e pranishme në të dy krahët e familjes.
Në intervistë u ndal edhe te historia e dashurisë së prindërve të saj, të cilën e cilësoi si një histori të bukur dhe elegante. Gjylbegu tregoi se familja e saj ka jetuar gjithmonë në harmoni mes dy besimeve fetare.
Gjatë bisedës u diskutua edhe një vizitë e saj në Ukrainë, ku pati mundësinë të takonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Rosela rrëfeu se ishte impresionuar nga organizimi, serioziteti dhe qëndresa e ukrainasve në kohë lufte.
“Qëndresa e tyre dhe mënyra si ishte organizuar gjithçka më lanë shumë mbresa. Ishte një vizitë e guximshme dhe një kujtim i veçantë”, u shpreh ajo.
Më tej, biseda u rikthye te vitet e spektaklit të famshëm “Ethet”, që shënuan fillimin e suksesit të saj në muzikë.
Biseda në studio:
Krasta: Rosela Gjylbegu, ka mbërritur më në fund në studio.
Krasta: Mirëmbrëma.
Rosela Gjylbegu: Mirëmbrëma.
Krasta: Shiko, unë kam nevojë për informacione se ti je... ju nuk e kuptoni që ju jeni vajzat e djeshme.
Rosela Gjylbegu: E di. Ashtu është, e vërtetë. Krasta: Mirë je ti?
Rosela Gjylbegu: Mirë jam. Mirë se të gjej. Krasta: Mirë se erdhe. Duam të tregojmë ca foto sot. Të japim pak dashni. Të shohim bashkë.
Rosela Gjylbegu: Patjetër.
Krasta: Shiko unë të njoh pak më vonë, në momentin e parë... e mbaj mend momentin e parë që je futur përpara jurisë. E mbaj mend atë moment, dhe të gjithë patën një ndjesi të caktuar që një vajzë e mirë kishte mbërritur. Kështu ke qenë ti, domethënë fëmijë i menaxhueshëm?
Rosela Gjylbegu: I menaxhueshëm shumë. Kjo është klasa e parë, dita e parë e klasës së parë. Dhe jam me këtë buqetën e luleve të shtëpisë, të oborrit.
Krasta: Luleve të oborrit.
Rosela Gjylbegu: Po, mendoj që kjo karakteristikë nuk është se ka ndryshuar shumë.
Krasta: Buzëqeshja është ajo që nuk ka ndryshuar.
Rosela Gjylbegu: Kjo fizionomi.
Krasta: Shiko ti nuk ke qenë, ke qenë ndonjëherë në jetë... je bërë nervoze, ke qenë e prerë?
Rosela Gjylbegu: Jam, unë në jetën e përditshme jam një njeri shumë i prerë. Po. Shumë serioz. Po me këtë buzëqeshjen e kamufloj, por jam shumë serioze. Për shembull vëllai im i dytë gjithmonë më thotë 'sa serioze je moj motër, pse je kaq serioze?'. Kështu dukem, dukem e ndrojtur, dukem natyrë shumë e qetë, por kam dhe unë ato shpërthimet e mia, sidomos te kjo pjesa e korrektësisë.
Krasta: Shkojmë te një foto tjetër, dhe natyrisht nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Më duket mua, ti ke patur një marrëdhënie shumë të fortë me mamën, që e kam njohur dhe unë dhe ruaj mendimet më të mira për të, por duket që ke pasur një dobësi për babën po?
Rosela Gjylbegu: Një dobësi, dhe një marrëdhënie fantastike me të dy me thënë të drejtën. Unë jam ajo vajza e pleqërisë, pas 11 vitesh, kështu që një fëmijë që erdhi surprizë në fakt... Dhe patjetër që lidhja ka qenë e jashtëzakonshme me të dy prindërit e mi. Por mami ishte ajo që ishte shumë e dashuruar pas artit, e apasionuar, nuk kishte arritur ta realizonte atë ëndrrën e saj.
Krasta: Shiko, të gjitha mamatë kanë qenë shumë të forta dhe prezente. Mamanë e Anjezës sepse ishte dhe këngëtare, mamanë e shumë vajzave dhe djemve aty. Po mama jote sillej tamam si një impresario, si një menaxhere. Si e vënë me një devocion të jashtëzakonshëm.
Rosela Gjylbegu: E vërtetë, e vërtetë. E ka shijuar shumë atë periudhë, sepse mendoj që në një farë mënyre realizoi...
Krasta: Sillej kështu edhe më vonë kur ti ishe këngëtare e afirmuar, e konsoliduar.
Rosela Gjylbegu: Po, po po. Gjatë gjithë kohës. Të dy më kanë menaxhuar këtë pjesën e gjithë fazës së ndryshimit, se prej bankave të shkollës ne u bëmë shumë të njohur. Dhe ishte një famë reale, nuk ishte një famë e sajuar nga rrjetet sociale apo e amplifikuar kot, ishte një famë reale. Dhe s'ishte e lehtë për t'u menaxhuar për një adoleshente të atyre viteve.
Krasta: Shumë kurioze kjo që the, më bën të të pyes veçanërisht këtu po duhet të ndihmoj me ca foto këtë punën e vështirësisë së madhe të menaxhimit të famës së momentit që ne e dinim që do ndodhte. Shkojmë në një foto tjetër.
Rosela Gjylbegu: Mami. Në rolin e princit të borëbardhës sepse ajo e ndërronte qytetin.
Krasta: Dhe sensi, ai vështrim, ai sens humori prej shkodraneje ka qenë që e ka shoqëruar deri në fund.
Rosela Gjylbegu: Deri në fund. Domethënë ishte një njeri që kishte një ndjeshmëri të veçantë për botën e artit, sepse që fëmijë ishte rritur në oborr të qendrës kulturore, ishte pioniere në atë kohë, ish-notare, kampione e brezit të saj, e apasionuar mbas letërsisë dhe kryesisht mbas teatrit, regjisë, filmave, një fanse e çmendur e Minës, një dashuri që ju e ndanit me njëri-tjetrin. Kështu që mami realisht e ka përjetuar dhe sikur realizoi një ëndërr të veten me rrugëtimin që unë bëra tek 'Ethet'.
Krasta: Ecim me foto tjetër, regjia.
Rosela Gjylbegu: Po prapë mami. Në këtë rolin mashkullor, nuk e di pse i jepnin gjithmonë role mashkullore ngaqë ishte shumë e gjatë, kishte një portret...
Krasta: Kush është, kolegia kush është?
Rosela Gjylbegu: Nuk e di kush është, kam përshtypjen që janë thjesht shoqe aty të kursit që mund të kenë rastisur në një moment së bashku.
Krasta: Po babi kishte ndjeshmëri artistike?
Rosela Gjylbegu: Absolutisht, sepse Gjylbegët edhe pse nuk është se, përveç meje kishte ndonjë artist, por në fakt ishin të gjithë artistë në shpirt. Halla ime i binte dajres, një djalë axhe i babit i binte fizarmonikës, sa herë që ne mblidheshim në gëzimet tona familjare ato këndonin dhe veshi ishte absolut. Kështu që nuk ishte rastësi që dhe unë kisha një dhunti prej të dyve. Art dashës, dëgjonte muzikë shumë, i pëlqenin këto jaret shkodrane. Kishte kënaqësi kur dëgjonte me orë...
Krasta: Unë të kam dëgjuar ty që ti ke tentuar, ke kënduar një jare shkodrane por mu duk sikur s'e çove deri në fund.
Rosela Gjylbegu: S'kam patur kismet. Unë kam përshtypjen që është impenjative, mua nuk më duket si jare, a më duket si arie.
Krasta: Fiks, ashtu është në fakt, e vërtetë.
Rosela Gjylbegu: Shkojmë në një foto tjetër. Dhe futemi tani tek zhvillimet... nuk e di pse e paska kërcyer këtë në fillim, na ndodh një fenomen me kolegët e montazhit dhe me kolegët e regjisë. Kur i zgjedh unë mundohem t'i vendos nga një... po ndërkohë ne jemi televizion lajmi dhe vijnë njerëzit duke bërë montazhe, ka vrap, edhe ne gjithmonë i themi që shiko s'ka gjë se do ta zgjidhim në transmetim. Është gjithmonë e njëjta gjë. Nga Zelensky do shkojmë prapë tek Ethet.
Rosela Gjylbegu: Po, patjetër.
Krasta: Si ka qenë ky takim?
Rosela Gjylbegu: Këtu jemi në Odessa. Ishte rastësi gjatë një vizite zyrtare që në atë kohë u bë. E rastësishme, pata guximin t'i kërkoja një fotografi të çastit, sepse në fakt ai ishte i rrethuar nga gjithë ato rojet e tij. Por ajo që më bëri përshtypje në gjithë atë vizitë, që të them të vërtetën një ditë para se ne të mbrrinim atje kishte një sulm dhe nuk ishte një udhëtim i lehtë, i qetë, ne fjetëm në Moldavi atë natë, por bëmë rrugën në mëngjes, edhe ishim shoqëruar, absolutisht ishte një super organizim, dhe ajo që më bëri përshtypje ishte në atë kohë lufte, në atë gjendje, ai mirëorganizim ishte i jashtëzakonshëm. Pritja, gjithçka aty, se si ishte ndërtuar, serioziteti i tyre, kjo qëndresa e tyre dhe prandaj në një nga fotot që kur e diskutuam se çfarë do përcillja ishte për këtë arsye, më bëri shumë përshtypje ajo qëndresa, i gjithë mesazhi, gjithçka, mënyra se si ishte organizuar, sepse si njeri që merret me protokoll vërej këto detajet, dhe ka qenë një vizitë goxha e guximshme domethënë, por që një kujtim i bukur. Një kujtim interesant.
Krasta: Shkojmë në një foto tjetër dhe ndoshta... Jo, jemi prapë këtu dhe ka një vlerë. Kanë patur këta një histori dashurie?
Rosela Gjylbegu: Po, një histori dashurie të gjatë. Shumë të bukur. Shumë elegantë dhe finë, zoti Gjylbegu, dhe shumë aktive dhe e zhurmshme dhe me hareshme Mirjana. Në fakt kanë pasur një histori dashurie shumë të bukur. Janë njohur shumë herët bashkë nëpërmjet ca miqësive të përbashkëta, ka filluar si miqësi dhe pastaj ka lindur dashuria. Kanë jetuar për një kohë të gjatë dashurinë në fshehtësi sepse babi punonte në zonat e thella të Shqipërisë dhe në atë kohë nuk ishte i lehtë qarkullimi me transport, edhe kthimi në Shkodër. Babi për një kohë shumë të gjatë është detyruar të jetonte në Tropojë dhe për këtë arsye u zgjat pjesa e lidhjes, pastaj u fejuan dhe sigurisht që në fise, ishte mysliman, Mirjana ishte katolike. Në ato vite nuk ishte shumë e lehtë, por bashkëjetesa fetare është absolutisht...
Krasta: Kush ka bërë më me finesë dhe për elegancë ritet e të dyve?
Rosela Gjylbegu: Të dy.
Krasta: Domethënë ju keni bërë dhe pashkët dhe bajramin?
Rosela Gjylbegu: Të dy, pashkët dhe bajramin dhe...
Krasta: Po duhet të ketë qenë interesante, është një plus.
Rosela Gjylbegu: Shumë, shumë, shumë, shumë. Jam dëshmitare e kësaj harmonie fetare.
Krasta: Dhe vijmë tani tek... vijmë tek Ethet. Çfarë raporti ke ti sot me Elvanën?
Rosela Gjylbegu: Nuk shihemi, nuk është se kemi një raport të ngushtë. Ka një dashamirësi në distancë edhe një patjetër, miqësi e sinqertë sepse ka qenë një miqësi shumë e bukur në fakt tek Ethet. Krasta: Ka qenë e bukur në atë kohë miqësia?
Rosela Gjylbegu: Po, e vërtetë. Ka qenë e vërtetë. Krasta: Shiko ne ju thonim...
© SYRI.net