SYRI TV/ Nis Festivali 'Flas shqip' i monodramës shqipe në teatrin 'Zonja e Bujtinës'

15:33, 16/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Teatrin “Zonja e Bujtinës” nisi edicioni i dytë i festivalit të monodramës shqipe. Gjatë një konference për shtyp, në vigjilje të festivalit, anëtari i jurisë, aktori i njohur Bujar Asqeriu, si dhe drejtuesja e teatrit, aktorja Rajmonda Shundi, dhanë detaje mbi këtë aktivitet të veçantë, si dhe nderuan figurën e themeluesit të teatrit, Naun Shundi.

Këtë fundjavë nisi Festivali i Monodramës Shqipe “Flas shqip” në edicionin e tij të dytë. Ky aktivitet i dedikohet vetëm veprave dhe krijuesve shqiptarë. Në këtë festival do të ndiqen pesë vepra shqiptare dhe një natë post-festival, e cila zhvillohet në qytetin e Sarandës. Autorët shqiptarë që marrin pjesë në festival janë Anisa Markarian, Erand Sojli, Shkëlzen Marevci me dy vepra dhe, sipas trafitës, do të jetë edhe një vepër e idhullit të teatrit “Zonja e Bujtinës”, të ndjerit Naun Shundi.

Gjatë një konference për shtyp, në vigjilje të festivalit, anëtari i jurisë, aktori i njohur Bujar Asqeriu, si dhe drejtuesja e teatrit, aktorja Rajmonda Shundi, dhanë detaje mbi këtë aktivitet të veçantë, si dhe nderuan figurën e themeluesit të teatrit, Naun Shundi.

Festivali u hap me veprën “Dashuri virtuale”, me autor dhe interpretim të aktorit Erand Sojli. Gjatë ditëve të festivalit do të interpretojnë aktorët Rezar Veleshnja, Erand Sojli, Mimoza Marianaku, Ina Zoto, dhe në fund Marjata Ljarja me veprën “Qeni” të Naun Shundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco