Shqipëria përfaqësohet në finalen e Eurovision Song Contest 2026 me këngën NÂN të këngëtares Alis. Fansat shqiptarë dhe diaspora mund të votojnë me kodin 5.
Si votohet?
* Me SMS duke dërguar tekstin 5
* Me telefonatë në numrat zyrtarë të secilit shtet
* Online në: esc.vote
* Përmes aplikacionit zyrtar të Eurovision
Votimi nga jashtë Evropës
Për publikun në “Pjesa Tjetër e Botës”, votimi bëhet vetëm online në esc.vote, me pagesë përmes kartës bankare ose PayPal.
Disa nga kodet kryesore të votimit
* Itali: SMS 475 4750 me tekstin 5
* Gjermani: SMS 99599 me tekstin 5
* Zvicër: SMS 377 me tekstin 5
* Mbretëria e Bashkuar: votim vetëm online
* Suedi: SMS 72211 me tekstin 5
Shqiptarët në mbarë botën pritet të mbështesin Alis në natën finale të Eurovision-it, duke synuar një rezultat historik për Shqipërinë.

© SYRI.net