Lajmi i fundit

LIVE/ Diaspora protestë edhe në Suedi

Shefi i Eurovisionit: Do të monitorojmë me kujdes votimin e shteteve

Shefi i Eurovisionit: Do të monitorojmë me kujdes votimin e shteteve

18:32, 13/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shefi i Festivalit të Këngës në Eurovision, Martin Green, ka deklaruar se organizatorët po e ndjekin me shumë kujdes procesin e votimit në konkurs, pas shqetësimeve të ngritura për ndikimin e mundshëm të fushatave në media sociale në rezultatet e garës.

Sipas Green, disa transmetues kanë pretenduar se postime nga llogari të lidhura me qeverinë izraelite kanë nxitur votuesit të votojnë disa herë, çka ka hapur debat mbi mënyrën e ndikimit në votën e publikut në edicionin e kaluar të festivalit.

Ai tha për BBC se disa prej fushatave promovuese nga transmetues të caktuar kanë qenë ‘paksa të tepruara’, duke shtuar se çdo shkelje e mundshme e rregullave do të vihet nën shqyrtim të mëtejshëm nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), organizatori i konkursit.

EBU ka lëshuar më herët një paralajmërim për transmetuesin izraelit Kan, pas publikimit të një videoje që u bënte thirrje fansave të votojnë disa herë për këngën përfaqësuese të Izraelit. Organizata vlerësoi se një veprim i tillë nuk ishte në përputhje me ‘frymën e garës’ dhe kërkoi heqjen e materialit.

Green theksoi se aktualisht nuk bëhet fjalë për skualifikim, duke thënë se çdo problem trajtohet përmes dialogut dhe zgjidhjes në mënyrë të brendshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco