SYRI TV/ Nathalie Clayer sjell librin e ri në shqip, trajton historinë e Shqipërisë 1920-1939

13:29, 07/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autorja franceze Nathalie Clayer, promovoi librin me titull ““Një vështrim multifunksional i historisë së Shqipërisë 1920-1939”. Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga historian Artan Puto ndërsa është redaktuar nga publicisti Fatos Lubonja. Libri ka në fokus historinë e Shqipërisë në periudhën e Kongresit të Lushnjes, qeverinë e Nolit dhe Mbretërinë e Ahmet Zogut.

Syri tv

U promovua në Bibliotekën Kombëtare, libri i autores Nathalie Clayer, i titulluar “Një vështrim multifunksional i historisë së Shqipërisë 1920-1939”. Libri ka në fokus një nga periudhat më të rëndësishme të historisë moderne të Shqipërisë, ku trajtimi i historisë së vendit në këtë periudhë shihet në këndvështrim ndryshe. Sipas përkthyesit të librit, Artan Puto, tregoi për audiencën disa nga detajet që sjellë libri i autores franceze për historinë e Shqipërisë.

Redaktori i librit, publicist Fatos Lubonja u shpreh se autorja ka qenë objektive në trajtimin e ngjarjeve të pas kongresit të Lushnjes e deri në fund të mbretërisë së Ahmet Zogut.

Autorja Nathalie Clayer, tregoi për audiencën, se libri i saj pasqyron Shqipërinë e kohës, duke u ndalur te problemet kreysore si arsimi, largimi i popullsisë, lufta politike dhe çështje të tjera, që lidhen me periudhën postotomane të Shqipërisë.

Autorja theksoi gjithashtu se në historinë e Shqipërisë ka një mungesë studimesh për periudhat e dy luftërave botërore të shekullit të XX, ku sipas saj ndryshimet e shoqërisë kanë qenë shumë dinamike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco