Prej më shumë se 40 vitesh, Nebije Qotaj nga fshati Zogaj i Shkodrës i është përkushtuar artizanatit, duke ruajtur dhe promovuar një trashëgimi të çmuar kulturore të zonës. Por megjithëse artizanati mbetet një nga identitetet më të spikatura të Zogajve, sfida më e madhe është vazhdimësia e tij.
SYRI TV
Në një kohë kur shumë zanate tradicionale po humbasin përballë modernizimit, në fshatin Zogaj të Shkodrës vazhdon të jetojë një histori përkushtimi ndaj artizanatit. Prej më shumë se 40 vitesh, Nebije Qotaj i është përkushtuar këtij profesioni, duke ruajtur dhe promovuar një trashëgimi të çmuar kulturore të zonës. E rritur në një familje ku punimet artizanale kanë qenë pjesë e jetës së përditshme, ajo e mësoi këtë zanat që në fëmijëri nga gjyshja e saj.
Krahas drejtimit të një bujtine familjare, Qotaj ka ngritur edhe një hapësirë ekspozimi, ku turistët dhe vizitorët njihen me nga afër me punimet karakteristike të Zogajve dhe historinë që mbart secila prej tyre.
Në ambientet e shtëpisë së saj funksionon edhe një punishte, ku disa gra të zonës janë angazhuar në prodhimin e artikujve artizanalë.
Megjithëse artizanati mbetet një nga identitetet më të spikatura të Zogajve, sfida më e madhe mbetet vazhdimësia e tij.
© SYRI.net