Mbi 2 milionë njerëz në Rio për të ndjekur koncertin falas të Shakirës! Ylli kolumbian habitet: Janë këtu për mua?!

21:45, 02/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

"Janë këtu për mua?”- Këngëtarja kolumbiane Shakira u shfaq e habitur kur pa mijëra njerëz të mbledhur në plazhin e famshëm Copacabana në Rio de Janeiro, një ditë para koncertit të saj falas si pjesë e eventit “Todo Mundo no Río”.

“Janë këtu për mua?”, pyet ajo sërish e emocionuar.

Koncerti që do të jetë sot në mbrëmje pritet të thyejë rekordet e pjesëmarrjes, me mbi 2 milionë njerëz të pranishëm në plazh, duke e kthyer Rio-n në kryeqendrën e muzikës latine për një natë të paharrueshme.

Performanca e superyllit kolumbian vjen pas koncerteve të ngjashme nga Madonna në vitin 2024 dhe Lady Gaga vitin e kaluar, të cilat gjithashtu u ndoqën nga turma të mëdha që kërcyen në rërën e gjerë. Koncerti është pjesë e turneut botëror “Las Mujeres Ya No Lloran” (“Gratë nuk qajnë më”), i quajtur sipas albumit të saj të vitit 2024.

Këngëtarja latine deklaroi në një intervistë për TV Globo se pret që koncerti në Copacabana të jetë më i madhi në karrierën e saj.

“Për mua është një ëndërr. Gjithmonë kam ëndërruar të këndoj në këtë plazh, sepse mendoj se është një vend magjik”, tha ajo në portugalisht, duke shtuar se e ka mësuar këtë gjuhë përpara anglishtes.

Brazili ishte një nga vendet e para ku Shakira arriti sukses që në vitet 1990, falë karizmës së saj dhe lidhjes që krijoi me publikun brazilian, sipas Felipe Maia, studiues i etnomuzikologjisë që po ndjek doktoraturën në muzikë popullore dhe teknologji digjitale në Universitetin Paris Nanterre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco