Ndahet nga jeta Abaz Hoxha, historiani i kinematografisë shqiptare

Ndahet nga jeta Abaz Hoxha, historiani i kinematografisë shqiptare

18:53, 01/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është ndarë nga jeta sot në moshën 96-vjeçare, Abaz Hoxha, një nga emrat më të njohur të studimit të kinematografisë shqiptare. 

I konsideruar si një nga zërat më të rëndësishëm të historisë së filmit shqiptar, ai i kushtoi gjithë jetën studimit dhe dokumentimit të kinemasë, duke lënë pas një pasuri të madhe botimesh dhe analizash. Vetëm pak muaj më parë, në dhjetor 2025, ai u nderua me Urdhrin e Skënderbeut.

Hoxha mbronte fort idenë se kinemaja shqiptare ka pasqyruar realitetin dhe historinë e vendit, duke kundërshtuar zërat që e cilësonin atë thjesht propagandë.

Abaz Hoxha është autor i 23 librave për kinematografinë shqiptare dhe botërore, si dhe hartues i Enciklopedisë së parë të Kinematografisë Shqiptare. Një figurë që la gjurmë të forta në kulturën dhe studimin e filmit në vend.

Për 17 vite me radhë, ai drejtoi Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco