Në botën magjepsëse por rigoroze të operës, interpretimi e bën një artist të pavdekshëm. Josif Gjipali ishte i ftuar sot në ‘A Show’ përballë gazetarit Adi Krasta në një intervistë ndryshe tregoi se suksesi i operës, qëndron pikërisht te aftësia e çdo artisti për të sjellë versionin e tij unik dhe për të sfiduar, ndoshta edhe për të thyer, rekordet e së shkuarës.
Pavarësisht vështirësive, publiku ka ende etje për artin e madh, kur ai ofrohet me cilësinë e duhur.
Një nga profesoreshat më të mëdha të lirikës, kur u pyet se cila është një këshillë që mund t'i jepet sopranove, këngëtarëve lirikë dhe tenorëve, baritonëve. Ajo tha, qëndroni në notë. Unë e them që ë zëri përcakton me çfarë do merresh, edhe çfarë repertori do bësh. Pastaj sa rrugëtim do bësh është ana jote, varet nga zgjedhja, ana racionale dhe zgjuarsia jote. Varet nga zgjedhjet domethënë që ti bën.
Kur një tenor bën një arje, e cila është shumë e njohur, e kënduar nga të gjithë, ai e ka të pashmangshme që të ketë në mendje versionin më të suksesshëm të arjes bërë nga dikush tjetër? Jo vetëm pikë reference, po ky është dhe çelësi pse lirika mbijeton dhe vazhdon të mbijetojë. Se janë të njëjtat opera, të njëjtat nota dhe secili mundohet domethënë që të bëjë atë të vetën, të thyejë rekordin, mundësisht.
Për Gjipalin brezi i ri tani është më racional më praktik por nuk kanë ëndrra.
“Brezi I ri është shumë racional e praktik por nuk kanë ëndrra. Ne kishim shumë ëndrra. Jam I bindur që ne kemi qenë të fundit që kemi pasur një lloj idealizmi. Brezi I ri I ka idetë e qarta është shumë materialist dhe racional”
© SYRI.net