SYRI TV
Ne teatrin Migjeni në Shkodër është zhvilluar një koncert homazh për 100-vjetorin e Tish Daijas e cila solli një mbrëmje të paharrueshme ku publiku u mblodh për të nderuar krijimtarinë e tij të pasur. Artistët interpretuan veprat ikonike të kompozitorit, duke theksuar rolin e tij si pionier që ndërtoi urën mes traditës popullore dhe muzikës së kultivuar.
Një mbrëmje artistike mbodhi publikun shkodran në një festë të muzikës dhe kujtesës kombëtare. Kompozitori Tish Daija u rikthye në vendlindje, përmes një koncerti homazh në 100-vjetorin e tij të lindjes, ku erdhi krijimtaria e tij e pasur.
Tish Daija ishte një ndër pionierët që ndërtoi urën mes traditës popullore dhe formave moderne të muzikës së kultivuar, duke krijuar vepra që mbartin identitet të fortë kombëtar dhe një ndjeshmëri të thellë artistike.
Krijimtaria e tij përfshin muzikë simfonike, opera, balet dhe këngë të paharrueshme, të cilat edhe sot vazhdojnë të interpretohen dhe të frymëzojnë breza artistësh. Kolegët e tij teksa performuan këngët e Tish Daija, shprehën vlerësime për të dhe veprat e tij muzikore, duke theksuar se është një kompozitor i paharrueshëm dhe ka lënë një repertor të pasur me këngë ikonike.
Një artist që i dha zë shpirtit të një kombi dhe që vazhdon të jetojë përmes çdo note të interpretuar në skenë, Tish Daija, i përket plejadës së artë të krijuesve shqiptarë.
© SYRI.net