SYRI TV/ Trashëgimia shqiptare e UNESCO-s në Opera, Marsi: Pasaportë artistike identitare e vendit

15:13, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ansambli Kombëtar solli një premierë të veçantë që ndërthur thesaret shqiptare të UNESCO-s, nga lahuta dhe polifonia te K’cimi i Tropojës dhe xhubleta, në një spektakël që risjell në skenë identitetin dhe rrënjët kulturore. Artistët dhe mjeshtrat e folklorit theksuan rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të kësaj trashëgimie si një pasaportë identitare e Shqipërisë.

Nga SYRI TV

Një premierë artistike e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ka sjellë në skenë vlerat më përfaqësuese të trashëgimisë shqiptare të njohura nga UNESCO duke i kthyer ato në një rrëfim të gjallë për identitetin e vendit. Elementë si lahuta, polifonia labe, K’cimi i Tropojës dhe xhubleta u shpalosën përmes një gjuhe skenike dinamike, ku muzika, vallja dhe kostumi tradicional ndërthuren për të risjellë shpirtin e traditës.

Përgjatë koncertit artistët dhe mjeshtrat e folklorit sollën një atmosferë autentike duke e afruar publikun me rrënjët kulturore dhe me pasuritë e trashëgimisë sonë. Pjesë e këtij udhëtimi artistik ishin edhe interpretimet e mjeshtrave të njohur, që rikthejnë vëmendjen te nevoja për ruajtjen dhe përcjelljen e traditës.

Në skenë u reflektua edhe energjia e brezit të ri, që e sheh trashëgiminë si pjesë të identitetit dhe përfaqësimit në arenën ndërkombëtare.

Kjo premierë e Ansamblit Kombëtar vjen si një thirrje për të vlerësuar dhe mbrojtur pasuritë shpirtërore duke i kthyer ato në një urë lidhëse mes traditës dhe së ardhmes. Koncerti do të vijojë edhe mbrëmjen e 23 Shkurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco