Petrit Ymeri shprehet se Panairi i Librit dhe botuesit, këtë vit, janë përballur me mungesë të theksuar mbështetjeje, ndërsa numri i lexuesve vijon të bjerë. Ai bën thirrje që institucionet shtetërore të ndërmarrin politika konkrete për të nxitur kulturën e leximit dhe për të thyer krizën e vazhdueshme të librit.
Ditët e maratonës së librit po i afrohen mbylljes, ndërsa kryetari i Shoqatës së Lexuesve, Petrit Ymeri, në një intervistë për Syri TV, pranon se panorama e leximit në vend është përballë një rënieje të dukshme të numrit të lexuesve.
Ymeri thekson se këtë vit Panairi i Librit dhe botuesit janë përballur me mungesë të plotë mbështetjeje institucionale, ndërsa ngre alarmin për domosdoshmërinë e rikthimit të vëmendjes te libri si themel i zhvillimit kulturor.
Sipas tij, objektivi kryesor i organizatorëve mbetet afrimi me lexuesin e çdo moshe; megjithatë libri vijon të mbetet në një krizë të vazhdueshme. Për ta thyer këtë rreth vicioz, Ymeri nënvizon se institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin politika konkrete dhe afatgjata që mbështesin kulturën e leximit.
© SYRI.net