VIDEO-SYRI TV/ Lexuesit interes për përkthimet ‘Dostojevski’ e ‘Hyria’, Zeneli: Kryeveprat komunikojnë në çdo kohë

19:05, 15/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lexuesit shqiptar treguan interes të veçantë për përkthimet e letërsisë botërore, duke përfshirë kryeveprat e Dostojevskit dhe romanin Hyria të Kamel Daoud, fitues i Çmimit Goncourt 2024. Përkthimet e realizuara me mjeshtëri pasurojnë bibliotekën e lexuesit dhe lidhin trashëgiminë letrare me temat bashkëkohore.

Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV

Lexuesit shqiptar tregojnë një interes të veçantë për përkthimet e letërsisë botërore, duke vlerësuar veçanërisht autorët klasikë dhe ata bashkëkohorë që ofrojnë thellësi dhe universale.

Midis veprave më të parapëlqyera nga lexuesi, përmenden përkthimet e Dostojevskit ‘Idioti’, ‘Krim dhe ndëshkim’, ‘Shënimet nga nëndhesa’ dhe ‘Net të bardha’, të përkthyera me mjeshtëri nga Agron Tufa. Botuesi Edon Zeneli për SYRI TV shprehet se këto kryevepra kanë fuqinë të komunikojnë në çdo kohë, duke i dhënë lexuesit shqiptar një eksperiencë të pasur dhe të thellë letrare.

Përveç këtyre klasikëve, vëmendje të veçantë ka marrë edhe përkthimi i romanit Hyria të Kamel Daoud, fitues i Çmimit Goncourt 2024, të përkthyer në shqip nga Urim Nerguti dhe i shpallur më i miri në kategorinë e përkthimeve letrare nga frëngjishtja në këtë vit.

Ky përkthim sjell një histori drithëruese, duke ruajtur stilin origjinal të autorit dhe duke i dhënë lexuesit mundësinë të njohë dhe të shijojë një prej referencave më të njohura letrare botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco