SYRI TV/ Letërsia për fëmijë në krizë! Më pak autor, më pak krijimtari për të vegjlit

17:08, 14/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Letërsia për fëmijë mbetet një zhanër i nënvlerësuar, ku sipas botueses Anila Bisha vërehet mungesë krijuesish dhe veçanërisht ilustruesish – një problem që ajo ia adreson edhe Akademisë së Arteve. Sfida kryesore, sipas saj, është tërheqja e lexuesit të ri, ndërsa botimet përpiqen të ndërtojnë univers magjik dhe të përcjellin mesazhe të rëndësishme për fëmijët.

Edhe pse letërsia për fëmijë është një nga zhanret më të rëndësishme për formimin estetik dhe emocional të brezave, ajo mbetet ende ndër më pak të zhvilluarat në tregun e leximit. Botuesja Anila Bisha vëren një rënie të ndjeshme të numrit të autorëve që i përkushtohen kësaj fushe, duke e cilësuar këtë si një humbje për kulturën e leximit në vend.

Një nga problemet më të theksuara lidhet me mungesën e ilustruesve profesionistë – bashkëpunëtorë të domosdoshëm të çdo libri për fëmijë. Bisha i bën thirrje edhe Akademisë së Arteve për mungesën e formimit të mjaftueshëm në këtë drejtim, pasi shumë pak artistë po orientohen drejt ilustrimit të librave për të vegjlit.

Sipas saj, sfida më e madhe mbetet tërheqja e lexuesit të ri, i cili shpesh është indiferent ndaj librit për shkak të mundësive të shumta të shpërqendrimit që ofron teknologjia.

Megjithatë, titujt e rinj për fëmijë vijojnë të synojnë krijimin e universit të tyre magjik, të mbjellin mesazhe pozitive dhe të ushqejnë kureshtjen krijuese të lexuesit të vogël – një mision që mbetet thelbësor për edukimin estetik të brezave të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco